“Hachiko” kthehet në realitet! Qeni pret te biznesi i pronares që ndërroi jetë muaj më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pronarja e një librarie në Argjentinë, Eugenia Franco, ndërroi jetë para një muaji për shkak të një arresti kardiak.

Mirëpo i vetmi që akoma nuk e ka kuptuar këtë gjë është qeni që qëndronte gjithmonë pranë biznesit të të ndjerës.

Që atëherë, qeni vazhdon të presë të ndjerën para biznesit të saj. Fqinjët thonë se çdo mëngjes Eugenia dhe Bianca (emri i qenit) ecnin disa blloqe së bashku, por ditën e vdekjes së saj, ata panë vetëm qenin ulur, si në roje pranë derës së biznesit.

Një fqinj i së ndjerës, tha për mediat lokale se Eugenia është kujdesur për kafshën gjithmonë. Për fat të mirë, Bianca tashmë ka një familje që kujdeset për të. Qeni ende vazhdon të shkojë çdo mëngjes në librari, që sot drejtohet nga nipërit dhe mbesat e së ndjerës.

Kjo është një histori shumë e ngjashme me filmin ‘Hachiko’ që kishte si personazh kryesor një qen që priti për vite me radhë në hyrje të terminalit të stacionit të trenit pronarin e tij të ndjerë. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV