Çeki/ Nga nesër shtrëngohen masat kufizuese kundër koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ky vend, në javët e fundit, ka regjistruar rritjen më të shpejtë të rasteve në Evropë.

Mbrëmjen e së hënës, Qeveria çeke njoftoi se, nga 14 tetori, të gjitha restorantet, baret dhe klubet do të mbyllen deri më 3 nëntor.

Të gjitha shkollat, përveç kopshteve, do të mbyllen deri më 2 nëntor dhe do të kalojnë në mësime online.

Tubimet e njerëzve në publik do të kufizohen në gjashtë vetë.

Qeveria çeke javën e kaluar ka ndërmarrë disa masa kufizuese, përfshirë mbylljen e palestrave, pishinave, kinemave, teatrove dhe muzeve.

 Kryeministri çek, Andrej Babis, tha se më 3 nëntor, masat do të rivlerësohen, zgjaten, modifikohen ose shfuqizohen.

Javën e kaluar, Çekia ka regjistruar rekord të reasteve me koronavirus brenda një dite: mbi 8,600, ndërsa numri i pacientëve të shtruar në spitale është rritur për 76 për qind, përkatësisht në mbi 2,000.

Prej tyre, mbi 62,000 raste mbeten aktive. Numri i viktimave aktualisht qëndron në 1,051.

Ky vend aktualisht ka të konfirmuara mbi 121,400 raste me koronavirus. Ru. Do/ Fjala.al

 

 

Të fundit

57-vjeçari dërgohet i plagosur në spital, dyshimet e policisë në Elbasan

Një 57-vjeçar është transportuar në spitalin e Elbasanit me lëndime në kokë dhe në trup. Policia thotë se 57-vjeçari...

Zhduket pa gjurmë 16-vjeçari shqiptar në Irlandë, dyshohet se…

Policia e Belfast-it ka lëshuar një apel për ndihmë pas zhdukjes së një 16-vjeçari shqiptar, Marvin Gjuzi, i cili është parë për herë të...

Giro d’Italia në Shqipëri/ Policia zbulon masat e sigurisë në Elbasan

Në kuadër të garës ndërkombëtare çiklistike “Giro d’Italia 2025”, e cila do të zhvillohet më 9 maj, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka bërë...

Trendi i TikTokut për “çokollatën e Dubait” shkakton mungesë të fëstëkut

Promovimet që u bëhen disa produkteve në TikTok kanë tejkaluar pritshmëritë dhe kanë prekur edhe ekonomitë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e deri...

Lezhë/ Dyshohet se konsumoi fostoksinë, humb jetën në spital gruaja 51-vjeçare

Një grua 51-vjeçare në Lezhë ka humbur jetën pas dyshimeve se ka konsumuar fostoksinë. Ngjarja tragjike ka ndodhur më 6 maj, kur shtetasja D. B.,...

Lajme të tjera

Web TV