Gjykata e Vlorës ka caktuar burg përjetë për Kasem Pirjasin dhe 35 vjet burg për Hysnie Hoxhallarin. Mësohet se dënimi i tyre do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Dy vite më parë ata vranë Olsi dhe Selkie Hoxhallarin, vjehrra dhe burri i Hysnies.
Ngjarja ka ndodhur në datë 21 janar të vitit 2018.
Arsyeja e krimit makabër dyshohet se ishte pamundësia e takimit të dy autorëve me njëri-tjetrin, pas ardhjes së bashkëshortit të Hysnijes nga Greqia.
Policia provoi se 32 vjeçarja dhe bashkëshorti i kushërirës së saj ishin bashkëpunëtorë në masakrimin dhe djegien e nënë e bir Selkie e Olsi Hoxhallari në janar të këtij viti.
Kasëm Pirjasi ishte ekzekutori, ndërsa 32 vjeçarja fshehu ngjarjen dhe tentoi të manipulojë provat mes zjarrit që pasoi krimin./Bl.Ba/Fjala.al