Ekipet vazhdojnë “nxemjen”, Dinamo miqësore “luksi” me Vllazninë të mërkurën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pritja që nuk po ka fund për nisjen e sezonit të ri të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, e diktuar nga bojkoti i Ligës Profesioniste të Futbollit, ka bërë që skuadrat, sidomos ato të dy niveleve më të larta, Kategorisë Superiore dhe asaj Të Parë, dhe drejtuesit e tyre të jenë të detyruar të kërkojnë kundërshtarë për miqësore në mesjavë dhe fundjavë, në mënyrë që ekipi të mos humbë formën.

Kështu, 18-herë “kampionia e Shqipërisë, Dinamo, ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e Vllaznisë për të zhvilluar një miqësore midis tyre, që do të zhvillohet në kryeqytet ditën e mërkurë. Në fakt, shkodranët kanë probleme me lojtarët e prekur nga “Covid-19” ditët e fundit, por drejtuesit e Dinamos nuk e shohin si pengesë, përderisa këta lojtarë janë izoluar.

Blutë kanë zgjedhur një kundërshtar nga elita këtë herë për të parë gjendjen në prag të kampionatit. Më parë janë ndeshur me Partizanin, Skënderbeun dhe Tiranën, ndërsa dy miqësoret e fundit i kanë fituar ndaj Vorës dhe Orikut. Ndërkaq, Vllaznia ka zhvilluar një numër të madh ndeshjesh miqësore, duke nisur që nga 20 gushti 2020, me një shpeshtësi prej një ndeshjeje çdo 5-6 ditë.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Uvil Zajmi, koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos

Tavolina në studion e “Rudina” në Tv Klan pasditen e kësaj të shtune ishte e mbushur plot e përplot...

Zbardhet plagosja e 5 personave në Laç, konflikti nisi disa ditë më parë…

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet mbi përplasjen me armë zjarri në Laç, ku mbetën të plagosur pesë të rinj. Sipas hetimeve paraprake dhe...

Pak ditë para diplomimit, masakrohet për vdekje me thikë studentja britanike në SHBA

Një studente britanike e infermierisë që studionte në SHBA është gjetur e masakruar për vdekje me thikë në një apartament në Hjuston të Teksasit,...

I morën jetën për një dashuri: E vërteta e vrasjes së 22-vjeçarit Stiven Toshkëzi

Në 22-vjetorin e munguar të Stivit... Dhimbja që s’e përshkruajnë dot fjalët Nga Entela Kaloti “ Stivi nuk është larguar, është këtu. Nuk ka ikur asnjë...

Datat më të rëndësishme të muajit MAJ, cilat shenja të zodiakut përfitojnë më shumë?

Maj 2025 vjen si një moment kyç astrologjik, ku forcat kozmike bashkohen për të sjellë transformim dhe rigjallërim. Pranvera është në kulmin e saj,...

Lajme të tjera

Web TV