Hoti pas takimit me Lajçak: Ja çfarë do të ndodhë me Asociacionin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Avdullah Hoti deklaroi sot se asociacioni i komunave me shumicë serbe është çështje e mbyllur dhe se Kosova nuk është palë që po e bllokon procesin e dialogut me Serbinë në Bruksel.

Pas takimit me emisarin evropian për dialogun Miroslav Lajçak, Hoti tha se ka marrë mbështetjen e partnerëve se asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

I kemi të gjitha garancitë dhe mbështetjen e partnerëve tanë që ky asociacion nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, vlen parimi ku kemi hyrë në proces të dialogut, e para që e kemi heq nga tavolina idenë e shkëmbimit të territoreve, sot askush nuk flet për këtë temë, dhe e dyta që nuk diskutohet karakteri unitar i shtetit të Kosovës, që nënkupton nuk ka asociacion me kompetenca ekzekutive.

Nuk kam ndërruar mendje, gjithmonë e kam pasur këtë qëndrim. Nuk është çështje që iu nënshtrohem presioneve, nuk jam këtu për kurrfarë presioni, jam këtu për të kryer detyrën si kryeministër në përputhje me Kushtetutën dhe interesin më të mirë të qytetarëve”, tha Hoti.

Gjithashtu, Hoti theksoi se vizita e Lajçak në Kosovë është në kohën e duhur për të bërë një vlerësim të procesit të dialogut dhe planet për takimet e ardhshme në kuadër të tij.

Ndërkohë më herët Petar Petkoviç, drejtor i ri i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, deklaroi se “nëse Kosova nuk e zbaton detyrimin nga marrëveshja e Brukselit, atëherë edhe detyrimet e Serbisë nga ai dokument do të pushojnë”.

Gjatë një takimi me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës të mbajtur në Beograd, Petkoviç paralajmëroi se Serbia do ta konsiderojë edhe daljen e serbëve nga institucionet e Kosovës.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV