I dënuar për drogë, arrestohet në Muriqan 29-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

Policia Kufitare në Muriqan ka arrestuar një 29-vjeçar të shpallur në kërkim.

29-vjeçari Kristjan Makaj, është arrestuar nga policia pas kontrolleve të detajuara në pikën kufitare të Muriqanit në Shkodër, pasi ka rezultuar i shpallur në kërkim për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Makaj ishte dënuar në mungesë me 2.5 vite burg nga Gjykata e Apelit Shkodër me vendim të formës së prerë që prej datës 06.05.2019. / Ra.My.Fjala.al/