“Jemi rritur me djersën e ballit”/ Arjola Demiri: Ja pse dua të kandidoj për deputete në Partinë Socialiste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja e njohur nga Tropoja, Arjola Demiri konfirmoi ambicien e saj për të garuar si deputete në Partinë Socialiste.

E ftuar në emisionin “Open”, Demiri theksoi se zgjodhi PS-në, për shkak se sipas saj, qeveria ka punuar në Tropojë, duke përmendur edhe investimet në dy ujësjellësa dhe rikonstruksionin e qytetit.

“Kam dalë hapur në mbështetje të PS. Afrimi im me PS ka fakte dhe argumente. Kam patur bindje të djathta, por ndryshova mendje. Kam fakte, jo shokë në PS. E gjitha ka të bëjë me pikën time të dobët, që është Tropoja. Ka ndryshuar këto 7 vjet. Ka dy ujësjellësa të ndërtuar, është rikonstruktuar qyteti komplet. Unë jam me njerëzit që punojnë. Jam me ata që kanë përkrahur një rreth me bindje të djathta.”, u shpreh Demiri.

Më tej ajo shtoi se mendon që do të jetë një një zë i fortë për vendin e saj, pasi është e re dhe energjike.

“Jam një zë i fortë për Tropojën dhe qarkun e Kukësin. Jam vajzë e re dhe me energji. Talenti nuk më ikur. Jam për ta ringritur Tropojën, nuk vij nga familje që vjedhin. Jemi rritur me djersën e ballit.”, deklaroi ajo.

Së fundmi, përveç Arjola Demirit, një sërë figurash të njohura nga bota e artit kanë dalë në mbështetje të Partisë Socialiste si Valbona Selimllari, Kastro Zizo, Eli Fara etj.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

“PD nuk ofron alternativa”/ Elezi: Në kampin blu mbizotëron servilizmi ndaj Berishës

Analisti Ibsen Elezi, i ftuar në “Tirana Live” në ABC News, tha se deformimi i procesit zgjedhor në Shqipëri...

Çelësin e zgjidhjes së çështjes palestineze e ka Arabia Saudite

Nga Endri Tafani Çelësin e zgjidhjes së çështjes palestineze e ka Arabia Saudite e cila është fuqia më e madhe ekonomike dhe diplomatike në rajon, ...

“Thaçi është i fortë dhe krenar”/Balla pret në Tiranë djalin e ish-presidentit të Kosovës

Ministri i Shtetit, Taulant Balla ka pritur sot Endrit Thaçin, djalin e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ndau...

Fushatë “pastrimi” tek Milani, ja dy yjet që do të largohen në merkaton verore

Milani i Massimiliano Allegrit nuk ka filluar të marrë formë, pasi për momentin te kuqezinjtë po vlerësojnë emrat të cilët do të mbeten pjesë...

Keqmenaxhimi i fondeve bujqësore, BE gjobit Greqinë me 392 milionë euro

Komisioni Europian i ka vendosur Greqisë një gjobë të rëndë prej 392.2 milionë eurosh për dështime sistematike në menaxhimin e fondeve të Bashkimit Europian...

Lajme të tjera

Web TV