Piktura murale që rikthen tre kolosët e kulturës shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pallati ku kanë jetuar dy shkrimtarët e njohur Ismail Kadare, Dritëro Agolli dhe kompozotori Feim Ibrahimi ka pësuar një transformim mbreslënës.

Për këdo që kalon në rrugën e “Dibrës” është e pamundur të mos vihet re një pikturë e madhe murale në njërën prej faqeve të pallatit.

Artisti Franko Dine, i njohur në kryeqytet për pikturat e shumta murale ka pikturuar  një bibliotekë në nder të tre figurave shqiptare që dhanë kontribut të paçmuar në kulturën e vendit.

Në faqen kyesore të pallatit e cila ka fushpamje të lirë duket qartë një bibliotekë me librat e dy shkrimtarëve dhe një partiturë muzikore në nder të kompozitorit Feim Ibrahimi.

Dine nuk ka anashkaluar as arkitektin Maks Velo, i cili projektoi ndërtimin e këtij pallati në 1972-shin, duke pikturuar edhe një foto të tij në pikturën e madhe murale.

Kadare, Agolli dhe kompozitori Feim Ibrahimi kanë jetuar në këtë pallat për vite me radhë gjatë regjimit komunist, por edhe gjatë viteve të demokracisë.

Pas muzeut vendor, “studios Kadare”, që prej një viti i është shtuar bashkisë së Tiranës, familjarët e Agollit kanë mirëpritur idenë, që shtëpinë e shkrimtarit ta kthejnë në muze.  /Ra.My.Fjala.al/

 

Të fundit

Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale

Pak ditë para nisjes së vitit të ri akademik, Ministria e Ekonomisë ka miratuar rregullat e reja për rekrutimin...

Yje dhe gjeopolitikë, Putin “zbret” në festivalin e Venecias

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Shkrumbohet pallati në Peshkopi, evakuohen në kohë banorët

Një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të Peshkopisë, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve...

Lufta e Drezdenit, Bonaparti i shkakton Aleancës 38 mijë humbje

26–27 gusht 1813 Pas disfatës së tij në fushatën ruse të vitit 1812, Napoleon Bonaparti u përball me një koalicion të ri europian. Austria, Rusia,...

Horoskopi ditor, 27 Gusht 2025

Dashi Ambient mjaft i ngrohte sot për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me afër se kurrë me partnerin tuaj dhe do kuptoheni...

Lajme të tjera

Web TV