SHBA/ Prifti kapet duke bërë seks në altar me dy aktore pornografike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një prift u arrestua në New Orleans, Louisiana, me akuzën se kishte kryer marrëdhënie seksuale me dy aktore pornografike; Mindy Dixon, 41-vjeç dhe Melissa Cheng, 23-vjeç.

Si pasojë e këtij skandali u arrestua prifti Travis Clark, 37-vjeç, si dhe dy gratë me akuzën e veprimeve të turpshme në vende publike.

Ngjarja u zbulua nga një praktikante, e cila pasi vuri re dritat e ndezura në një kohë jo të zakontë, hyri në Kishë, duke mos e imagjinuar kurrë se çfarë do t’i dilte përballë syve.

Ajo vendosi të lajmërojë menjëherë policinë, ndërsa kjo e fundit e arrestoi priftin. Ai u zëvendësua nga një prift tjetër i ri.

Tre të arrestuarit mund të dënohen nga 6 muaj deri në 3 vjet burg, por ata u lanë të lirë me kusht, deri sa të zhvillohet seanca gjyqësore ndaj tyre.

Mësohet se prifti si garanci duhej të paguante 25 mijë dollarë, ndërsa dy gratë nga 7 mijë e 500 dollarë.

Referuar dëshmisë prifti ishte nudo, ndërsa dy aktoret kishin veshur rroba tepër sensuale, ndërsa altari ishte mbushur plot e përplot me lodra seksi.

Skena është filmuar e gjitha nga një aparat celular.

Avokatët mbrojtës janë shprehur se ata janë njerëz të rritur, me preferenca të ndryshme dhe se marrëdhënia u zhvillua në ambient të mbyllur, kur besmitarët nuk ishin të pranishëm në Kishë.

Ata theksuan se për këtë arsye nuk mund të flitet për veprime të turpshme në publik.

Siç duket, Kisha e vogël e Pearl River, kushtuar kultit të shenjtërve Pjetrit dhe Palit, duket se nuk ka paqe.

Prifti Travis Clark, në fakt, ishte thirrur për të zëvendësuar famullitarin e mëparshëm, i cili ishte akuzuar për abuzim seksual me të mitur./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Raporti i OBSH: Popullsia po plaket, duhen urgjentisht politika sociale

Popullsia globale po plaket. Sipas Raportit mbi shëndetin e popullsisë Globale të hartuar nga OBSH, në vitin 2020, për...

“Nuk fitohen zgjedhjet me Nokën e Vokshin. Quajini Partia e Gallatës!”

Zgjedhjet përfunduan, por Sali Berisha dhe PD po pretendojnë vjedhjen e votave më 11 maj. Për juristin Romeo Kara, kreu i selisë blu është...

Endri Shabani i shtang të gjithë: PD nxori grupe të armatosura për vota

Kreu i Nisma Thurje dhe bashkëdrejtuesi i koalicionit Nisma-Shqipëria Bëhet, Endri Shabani bëri deklarata të forta në studion e News24. Shabani u shpreh se PD...

Këto janë përfitimet shëndetësore nga ngrënia e qershive

Qershitë janë një nga frutat më të shëndetshme! Një filxhan, ose rreth 21 qershi, përmban më pak se 100 kalori dhe 15% të nevojave...

Mentor Kikia: “Opozita tregon hajdutin, por duhet të shohë nga vetja”

Në studion e News24 ishte i ftuar gazetari dhe analisti Mentor Kika i cili ka diskutuar edhe për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit....

Lajme të tjera

Web TV