Vrasja e Emiljano Ramazanit, identifikohet një nga ekzekutorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Emiljano Ramazanit në Elbasan.

Burime për fjala.al bëjnë me dije se ekzekutimi i Ramazanit është kryer nga Klevis Kapllanaj në bashkëpunim me Nuredin Dumanin të cilët dyshohen të jenë autor të vrasjes së  Emiliano Ramazanit më 21 korrik të këtij viti në Elbasani.

Dumani ishte në kërkim për vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çelës pak kohë më parë teksa u zbulua se ishte po ashtu autor i vrasjes së vëllezërve Besmir e Viktor Haxhiaj, në Durrës, teksa tek kjo e fundit ka ndihmuar pikërisht Talo Çelën t’i vrasë.

Institucioni i akuzës i ka shtrirë hetimet në disa pista, ku sipas burimeve pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet është prishja e pazareve të drogës, por nuk përjashtohen as pistat e hakmarrjes për shkak të vrasjeve të shumta që kanë ndodhur vitet e fundit në askin Elbasan-Peqin-Rrogozhinë. Historia nis me vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës ku Dumani akuzohet se së bashku me vëllain e  viktimës, Talo Çela, kanë  kryer ekzekutimin e dyfishtë.

Ka dyshime se Dumani është kontraktuar nga 34-vjeÇari Erion Alibej ,  për të kryer ekzekutimin në shenjë hakmarrje.

Përplasjet kanë nisur në 2018-ën kur u ekzekutuan në një atentat mafioz vëllai i Indrit Alibej së bashku me xhaxhain e tij, edhe në këtë  ngjarje dyshohet se është I përfshirë serish Talo Çela. Hetimet janë në vijim dhe sipas burimeve të institucionit të akuzës shumë ngjarje kriminale të ndodhura në qytetij e Elbasanit janë pranë zbardhjes. /Ra.My.Fjala.al/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV