Ambasadori amerikan: Do të punojmë për njohjen reciproke midis Kosovës dhe Serbisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett deklaron se po punon për normalizimin dhe njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë.

Në rrjetin social “Twitter”, Kosnett bën me dije se do të vazhdojë bashkëpunimi mes dy vendeve për të arritur qëllimin e përbashkët.

“Marrëveshjet e Uashingtonit e plotësojnë këtë proces të udhëhequr nga BE-ja. Do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të arritur qëllimet e përbashkëta: normalizimin dhe njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë”, shkroi Kosnett në “Twitter”.

Kujtojmë se Philip Kosnett, priti në Prishtinë të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Në këtë takim u diskutua për “interesat e përbashkëta” dhe marrëveshjen e Uashingtonit.

Vlen të theksohet se bisedimet Kosovë-Serbi po zhvillohen në Bruksel me pjesëmarrjen e delegacioneve përkatëse.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV