Ambasadorja Yuri Kim për përfundimin e projektit të TAP: Tani Shqipëria, pjesë integrale e rajonit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja amerikane Yuri Kim pas përfundimit të projektit TAP shkruan se ky investim do ta vendosë Shqipërinë në hartën rajonale të energjisë.

“TAP do të transportojë gaz natyror nga Deti Kaspik në Evropë përmes Greqisë dhe Shqipërisë. Kjo është strategjikisht e rëndësishme, pasi e bën Shqipërinë një pjesë integrale të arkitekturës së larmishme rajonale të energjisë. Diversifikimi i energjisë, sigurisë dhe pavarësisë,” shkruan Kim.

Pas pothuajse katër vite e gjysmë që nga fillimi i ndërtimit, gazsjellësi Trans Adriatik ka përfunduar punimet. TAP është mbushur dhe ka transportuar gaz natyror nga kufiri Greko-Turk deri në terminalin e Italisë Jugore.

Pika e Ndërlidhjes midis tubacionit TAP dhe sistemit të transmetimit të gazit natyror në Pulia pritet të përfundojë dhe të jetë gati për të transportuar gaz në nëntor të vitit 2020.

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante Shah Deniz II në Azerbajxhan deri në në Evropë. Tubacioni 878 km i gjatë lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian ( TANAP ) në kufirin Turko-Grek në Kipoi, kalon në Greqi dhe Shqipëri dhe përfundon në Italinë e Jugut.

la.mi/Fjala.al

 

Të fundit

Ndeshja Teuta – Dinamo City shtyhet për në 5 shtator

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja Teuta – Dinamo City, e vlefshme për javën e...

Ideja e re e Trump: Putin dhe Zelensky të takohen pa praninë time

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se udhëheqësit e Rusisë dhe Ukrainës duhet të takohen kokë më kokë përpara një samiti të mundshëm...

Zjarret na tregojnë ku çalojmë: mungesa në mjete, efektivë dhe infrastrukturë

Situata e zjarreve në vend, pavarësisht reagimit dhe angazhimit maksimal të punonjësve të zjarrfikësve, ka nxjerrë në pah në mënyrë të përsëritur edhe mangësitë...

Nga Shkodra deri në Konispol, 7 viktima nga aksidentet në 20 ditë

Shtatë viktima nga aksidentet rrugore. Ky është bilanci tragjik i 20 ditëve të para të gushtit. Tre prej viktimave janë shënuar në Fier. Ky...

Dy vite në qeli për burrat që mungojnë në faljen e xhumasë

Shteti Terengganu në Malajzi ka miratuar një ligj të ri që parashikon ndëshkime të ashpra për burrat myslimanë që mungojnë në faljen e së...

Lajme të tjera

Web TV