Një ngjarje tjetër e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku një i moshuar është denoncuar për përdhunimin e një vajze të mitur dhe është vënë në pranga policia.
Policia tha se është arrestuar 67-vjeçari me iniciale, R.Ç, pas denoncimit të përdhunimit të një 13-vjeçareje.
Ai akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me vajzën e mitur. Policia pas arrestimit të tij ia kaloi çështjen prokurorisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme procedurale.
Kjo është një ngjarje e përsëritur dhe alarmuese në vendin tonë, kohët e fundit.
Kujtojmë se gajtë muajit qershor, media hodhi dritë mbi dy ngjarje të rënda të abuzimit seksual të dy të miturave.
Akoma më shqetësues bëhet fakti se mjaft prej këtyre rasteve janë konsumuar nga njerëz të emëruar në institucionet shtetërore që paguhen nga taksat e qytetarëve, siç ishin dy rastet e fundit, një roje shkolle dhe një polic, apo punonjës ne jetimore./Bl.Ba/Fjala.al