Rama kujton nënën dhe preket gjatë prezantimit: Më vjen keq që nuk është më sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama është prekur ditën e sotme gjatë ceremonisë së prezantimit në Akademinë e Kodimit.

Teksa përshëndeti miqtë e tij polakë, Rama tha se ata i kujtojnë të ëmën e ndjerë, pasi Aneta kishte studiuar në Poloni dhe fliste gjuhën e tyre.

“Dua t’i falenderoj miqtë polakë. Më vjen keq që e ndjera nëna ime që nuk është sot më. Ajo kishte studiuar në Poloni, fliste polonisht dhe sa herë që më shikonte në televizor që takoja ndonjë polak, me thoshtë ‘hë çfarë thotë’. Sikur të kisha takuar ndonjë kushëri polak që kishte kohë që s’i kishte shkuar për vizitë,” tha Rama.

Ndër të tjera, kryeministri gjatë kësaj ceremonie theksoi se qeveria synon që të mbyllë shërbimet në zyra, për tu zhvendosur online. Gjithashtu, ditën e djeshme kreu i qeverisë ishte prezent në stadiumin “Air Albania” për përurimin e qendrës teknologjike “TUMO”.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Arrestohen drejtori dhe ish-drejtori i “Bankers Petroleum”

Policia e Fierit ka ndërmarrë sot një aksion në zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum”, që operon në fushën...

Shqipëria pritet të ‘përvëlohet’ , ja sa do të shënojë termometri ditën e nesërme

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Temperaturat maksimale...

BE-ja propozon një ulje prej 90% të emetimeve deri në vitin 2040

Komisioni Evropian propozon të ulë emetimet me 90% deri në vitin 2040 krahasuar me nivelet e vitit 1990 si një hap i ndërmjetëm drejt...

Tërmeti me magnitudë 4.3 ballë godet qytetin e Bursës, lëkundjet ndihen edhe në Stamboll

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë ndodhi mesditën e së mërkurës rajonin Gemlik të Bursës . Konkretisht, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore...

Trump ‘shpërthen’ ndaj Joe Biden: Është bir k…., donte që unë të isha në burg

Presidenti i SHBA-ve tha të martën gjatë një vizite në kampin e sapo ndërtuar të emigrantëve Alligator Alcatraz në Everglades se ish-presidenti Joe Biden...

Lajme të tjera

Web TV