Rrahu gruan, tre ditë pas denoncimit përfundon në pranga

Një 32- vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Ngjarja ka ndodhur më datë 11 tetor, ndërsa 3 ditë pas denoncimit në polici i riu me inicialet Xh. Y., është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim.

Sipas dëshmisë së të resë, gruaja e cila duke mos duruar dot dhunën e përsëritur ndaj bashkëshortit ka denoncuar rastin në fjalë, ndërsa është paraqitur në komisariat  me shenja në trup si pasojë e dhunës sistematike.

Lidhur me rastin, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./Bl.Ba/Fjala.al