Ushtria greke është vënë në alarm të plotë pas lajmit se anija turke “Oruç Reis” ka rifilluar kërkimet në jug të ishullit Kastelorizo.
“Kathimerini” , në nga mediat më serioze greke, duke iu referuar autoriteteve greke shkruan se ushtria e Greqisë po ndjek me vëmendje çdo lëvizje të anijes turke.
Po nga mediat greke mësohet se , “Oruç Reis” dhe anijet që e shoqërojnë janë rreth 30 milje larg ishullit grek Kastelorizo dhe ka ulur shpejtësinë e lundrimit, veprim që tregon se po bëjnë kërkime.
Frika e autoriteteve dhe ushtrisë turke është se anijet turke mund të futen në brendësi të 12 miljeve greke të premten ose të shtunën.
Nëse kjo gjë ndodh, do t’i vendoste greket përballë detyrimit për të përdorur armët, referuar asaj që kanë deklaruar deri më tani.
Ju kujtojmë se autoritetet greke kanë raportuar se ishulli Kastelorizo është Zonë Ekskluzive Ekonomike e tyre, por autoritetet turke janë të bindur se largësia e ishullit nga Greqia rrëzon pretendimet greke.
la.mi/Fjala.al