“Do t’ju mund më 25 prill”/ Rama-Fevziut: Ti je lideri i vërtetë i Partisë Demokratike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeminstri Edi Rama u përfshi në një debat me gazetarin Blendi Fevziun duke i thënë këtij të fundit

Ndër të tjera Kryeministri i tha Fevziut se do ta mundë partinë e tij në zgjedhjet e 25 prillit.

Biseda mes tyre:

Rama: Unë dua ta trajtoj këtë situatë si një familje. Unë nevoja elektorale nuk kam. Unë më 25 prill, partinë tënde (i drejtohet Fevziut) do ta mund.

Fevziu: Se çfarë do mundësh ti, shko sqaron qytetarët shqiptarë. Të falësh gjoba para zgjedhjeve, të heqësh taksa, unë kam të drejtën time ta konsideroj elektorale. Mua nuk më mund dot. Ti mund Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin, po i munde.

Rama: Ti je lideri real në terren i madh i PD-së. Lideri i madh është ai lalës, ai tjetri është lideri virtual i PD.

Fevziu: Nuk të shpëton kjo puna e gallatave në zgjedhjeve.

Rama: Do t’ju mund më 25 prill. Problemi me gjobat, është që maskat do të qëndrojnë gjatë deri në dalje të dimrit. Tani, frika më e madhe është se çfarë do të sjellë gripi sezonal. Gjobat do të merren në faturën e dritat dhe nuk kanë mundësi të falen.

Edhe gjatë debateve të tjera televizive, Kryeministri Rama e ka cilësuar Fevziun si një gazetar shumë afër të djathtës.

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Zelenskyy i kundërpërgjigjet Hungarisë

Në përplasjen e fundit diplomatike midis Kievit dhe Budapestit, Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka akuzuar Hungarinë për "ndryshimin e fajit"...

Shorti i Champions League, përballje plot emocion që në raundin e parë

Është hedhur këtë të enjte në Monaco të Francës shorti për fazën e grupeve për kompeticionin më të ndjekur të futbollit në klube, atë...

Aksident në Ballsh, makina përplas të miturën

Një 7 vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë në një aksident rrugor në qytetin e Ballshit. Sipas të dhënave paraprake, automjeti me drejtues shtetasin S....

Tifozët e Jagiellonias mbërrijnë në Tiranë, fotoja e parë e huliganëve polak

Dinamo do të presë sot Jagiellonian në stadiumin “Air Albania”. Do të duhet një mrekulli përballë polakëve, pasi takimi i parë në transfertë u...

Gjumi i rrezikshëm i politikës kosovare

Enver Robelli Ndërsa klasa politike e Kosovës është futur në një tunel të gjatë të polarizimeve ekstreme, shoqëruar nga një propagandë e pandërprerë akuzash e...

Lajme të tjera

Web TV