Mediu thirrje Bashës: Tregoju shqiptarëve çfarë ofron opozita

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu deklaroi se ai i ka kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha që t’u tregojë shqiptarëve se çfarë ofron opozita.

Gjatë takimit me strukturat e PR në Shkodër, Mediu theksoi ndër të tjera se çdo dualizëm në koalicion do të ishte në dëm të shqiptarëve dhe vetë opozitës

 “Unë jam në takim me strukturat e PR. Do diskutojmë për ato që do bëjë partia jonë. Duhen përfshirë energji të reja dhe njerëz të rinj. Brenda kësaj PR do përcaktojë edhe kandidaturat e veta edhe marrëdhëniet me koalicionet opozitar. Të gjithë duan të dinë se ku qëndron opozita shqiptare. Ka nevojë për një platformë bashkë-qeverisëse. Variantet elektorale janë të gjitha të hapura për faktin se mendoj se ne duhet të maksimalizojmë votën duke përfshirë edhe të majtën edhe të djathtën. Ne do të shikojmë atë që është më racionale dhe më e mira për të fituar zgjedhjet.

 Unë jam i qartë me zotin Basha por dua të jem i qartë me veten time. Qytetarët kanë një pyetje se çfarë ofron opozita. Kemi një detyrë që t’i japim të djathtës shqiptare atë formë dhe atë marrëdhënie me qytetarët që e djathta të qeverisë. Sa më e fortë të jetë PD, aq më i fortë është koalicioni. Çdo lloj marrëdhënie që do krijonte dualizëm në koalicion, do krijonte problem në qëndrimin e PD, do ishte në dëm të shqiptarëve dhe vetë opozitës”, tha Mediu.

Kjo nuk është hera e parë që kreu i Partisë Republikane i kërkon llogari hapur kreut të opozitës se çfarë do të ndodhë me koalicionet. Edhe më herët ai dhe aleatë të tjerë të Bashës si Dashamir Shehi apo Agron Duka kanë kërkuar nga kreu i PD që ai të jetë më i qartë me koalicionet.

Lexo edhe :  LZHK thirrje Ramës: Dëmshpërble banorët e Thethit

 

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Alarm për bombë në Prishtinë, anulohet koncerti i Noizyt!

Rap-artisti Noizy ishte planifikuar të performonte mbrëmjen e së martës në një nga klubet më të njohura të Prishtinës,...

Zjarr apokaliptik në Greqi! Flakët “gllabërojnë” zonat malore

Forca të mëdha zjarrfikëse vazhdojnë të luftojnë me zjarret pyjore në vendin ballkanik. Sipas zjarrfikësve, zjarret kanë përfshirë një zonë malore dhe të paarritshme...

Popullsia e Evropës, Shqipëria e 31-ta, Kosova e 35-ta

Nga ROLAND QAFOKU Shqipëria është në vendin 31-të, nga 51 shtete që ka Evropa, për nga numri i popullsisë. Me 2.770.000 banorë, vendi ynë lë...

2018 – Tragjedia e Matit: Zjarri më vdekjeprurës në historinë moderne të Greqisë

Më 23 korrik 2018, një zjarr i furishëm shpërtheu në rajonin e Atikës Lindore, në zonën bregdetare të Matit, vetëm disa kilometra në verilindje...

Harta e re me çmimet e pronave/ Si do ndikojë te procesi i rivlerësimit?

Pas muaj të tërë diskutimesh dhe vonesash institucionale, drafti për rivlerësimin e pronave në vend është drejt finalizimit. Ministria e Financave ka konfirmuar se çmimet...

Lajme të tjera

Web TV