Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta trajneri i njohur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i madh i atletikës u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë. Vildan Tufi, një prej emrave më të mëdhenj te atletikës shqiptare, nga duart e të cilit kanë dalë kampionë të mëdhenj kombëtarë, por edhe me rezultatet më të larta ndërkombëtare për vite me radhë, është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare. Ai vuante nga sëmundje e rëndë.

Sporti shqiptar në përgjithësi, por edhe atletika shqiptare në veçanti është në zi, teksa të dielën ka humbur një prej figurave më të spikatura të saj. Vildan Tufi, një prej emrave më të mëdhenj te atletikës shqiptare, nga duart e të cilit kanë dalë kampionë të mëdhenj kombëtarë, por edhe me rezultatet më të larta ndërkombëtare për vite me radhë, është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare.

Vildan Tufi u lind më 14 prill 1945 në Shkodër dhe jetën e tij ia kushtoi atletikës. Ai ka stërvitur kampionë të mëdhenj kombëtarë, por edhe me rezultatet më të larta ndërkombëtare për vite me radhë. Në qershor të këtij viti profesor Vildan Tufi u dekorua nga me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili, në një reagim ka folur për ish-trajneri.

Meta e ka cilësuar ndarjen e tij nga jeta si një “humbje shumë e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen e tij dhe thellësisht pikëlluese për mbarë komunitetin e atletëve shqiptarë, që ndahen sot nga ky kolos i sportit shqiptar që la gjurmë të mëdha, si atlet rekordmen dhe trajner i kampionëve të mëdhenj, veçanërisht në garat e kërcimit së gjati, trehapësh, garat e shpejtësisë dhe 10-garësh.”

“Pasioni dhe profesionalizmi i tij do të mbeten një shembull i çmuar dhe frymëzues në përgatitjen dinjitoze të atletëve elitarë dhe kampionëve të ardhshëm të atletikës tonë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si Izmir Smajlaj, Vera Bregu e Admir Bregu”, – thekson ndër të tjera kreu i shtetit. Edhe Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, përmes një mesazhi ngushëllimi në rrjetin social “Facebook”, e ka cilësuar ndarjen e tij nga jeta një humbje të madhe për sportin shqiptar.

Lexo edhe :  40-vjeçari Luka Modric mbërrin në Milano, fjalët e tij të para janë super emocionuese

Ndërkaq, kanë qenë të shumtë ish-atletët dhe ish-sportistët e stërvitur prej tij që kanë reaguar pas lajmit për ndarjen e tij nga jeta, duke shprehur ngushëllimet e tyre, por edhe mirënjohjen për kontributin e madh që dhe trajneri i shquar i atletikes dhe njëkohësisht pedagogu i edukimit fizik ne universitetin e Shkodrës.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Gafa e Egli Takos në Pejë: A ka shqiptarë këtu apo vetëm kosovarë?

Egli Tako, këngëtarja dhe ish-banorja e BBVA ka vazhduar me koncertet në Shqipëri, por edhe Kosovë. Ashtu si Gjesti...

SPAK mbyll hetimin ndaj ish-deputetit Çyrbja (3 vepra penale)

SPAK, ka përfunduar hetimin e nisur ndaj ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja. Në dosjen e dërguar në gjykatë, ku janë të pandehur edhe Ahmet Masha...

Rusia nuk trembet, Lavrov: Të shohim se ç’dëshiron në të vërtet SHBA-ja

Ministri i Jashtëm rus thotë se nuk ka dyshim se Moska do të jetë në gjendje të përballojë çdo sanksion të ri nga SHBA-të. Sipas...

Policia e Vlorës aksione blic: gjoba të majme dhe konfiskim makinash

Drejtoria e policisë së Vlorës ka vijuar kontrollet në të gjitha rrugët e qytetit bregdetar për evidentimin dhe ndëshkimin e parkimeve të parregullta që...

Sulmet izraelite vrasin 12 persona në Luginën Bekaa të Libanit

Të paktën 12 persona janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Luginën Bekaa lindore të Libanit. Shtatë sirianë, përfshirë një familje me pesë anëtarë, dhe...

Lajme të tjera

Web TV