Afganistan/ Sulm terrorist, shpërthen makina-bombë pranë selisë së Policisë, 15 të vdekur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyrtarët afganë e cilësuan sulmin e së dielës në Firozkoh, kryeqyteti i provincës Ghor, akt terrorist, duke shtuar se shumica e viktimave ishin civilë. Shpërthimi i fuqishëm vetëvrasës dëmtoi edhe zyra qeveritare.

 

Një makinë bombë pranë selisë së policisë lokale në Afganistanin qendror, la 15 të vdekur dhe mbi 150 të plagosur.

 

Mohammad Omer Lalzad, kreu i spitalit provincial, tha për Zërin e Amerikës se “një numër të plagosurish janë në gjendje kritike”. Zyrtari tha se pritet që numri i të vdekurve të rritet.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë, megjithëse Ministria e Brendshme afgane fajësoi kryengritësit afganë.

“Afganët e pafajshëm përsëri u vranë sot nga ky shpërthim i pakuptimtë në provincën Ghor. Ky shkatërrim dhe kjo gjakderdhje duhet të ndalet,” shkroi ambasadori në detyrë Ross Wilson.

Ambasadori amerikan në detyrë në Afganistan ndërkohë ka dënuar sulmin.

“Afganët e pafajshëm përsëri u vranë sot nga ky shpërthim i pakuptimtë në provincën Ghor. Ky shkatërrim dhe kjo gjakderdhje duhet të ndalet,” shkroi ambasadori në detyrë Ross Wilson.

Shkelja e marrëveshjes

Ndërkaq, talebanët akuzuan të dielën ushtrinë amerikane se kishte shkelur marrëveshjen e shkurtit për paqen mes dy palëve, duke ndërmarrë “goditje të tepërta ajrore” në zonat e kontrolluara nga talebanët në provincën Helmand dhe në zona të tjera të vendit.

Muhammad Yousuf Ahmadi, zëdhënës i talebanëvet ha se marrëveshja e nënshkruar në Katar më 29 shkurt nuk lejon që forcat amerikane të ndërmarrin goditje ajrore në rajone jashtë zonave të konfliktit.

“Përmbajtja e marrëveshjes mes SHBA dhe talebanëve janë të qarta, por pala tjetër ka shkelur angazhimet e saj në disa raste, duke ndërmarrë veprime provokuese dhe duke goditur nga ajri rajone që nuk janë zona luftimesh,” tha Ahmadi.

Lexo edhe :  Mesazhi sekret për Iranin? Pse gjenerali amerikan bëri “Brirët e Djallit”

“Ne hedhim poshtë kategorikisht pretendimin e talebanëve se SHBA ka shkelur Marrëveshjen SHBA-Talebanë. Goditjet ajrore amerikane në Helmand dhe Farag janë ndërmarrë vetëm si akte mbrojtëse pasi trupat amerikane po sulmoheshin nga talebanët,” postoi në Twiter zëdhënësi i ushtrisë Kolonel Sonny Leggett.

Javën e kaluar talebanët ndërmorën ofensivë në shkallë të gjerë në Helmand, duke zgjeruar territorin që kontrollojnë në dhe përreth kryeqytetit të provincës dhe duke bllokuar rrugët që të çojnë në qytet.

Kombet e Bashkuara thonë se luftimet kanë zhvendosur mbi 35 mijë civilë dhe kanë shkaktuar rreth 200 viktima, ku talebanët kontrollojnë ose kanë influencë në këtë territor./VOA

 

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV