“M-B-K çfarë shpifësire”/ Braçe sulmon opozitën: E kuptoni si është Shqipëria e këtyre?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv. kryeministri Erion Braçe ka sulmuar opozitën duke përfshirë këtu edhe presidentin Ilir Meta.

Ai ka zgjedhur që t’i identifikojë vetëm me shkronjat e para të mbiemrave, M-B-K, Metën, Bashën dhe Kryemadhin. Ai është ndalur në tre episode kryesore të regjistruara nga këto 3 figura politike, sipas së cilit Shqipëria e udhëhequr nga këto nuk bëhet.

“M-B-K cfare shpifësire! Shqipëria e këtyre! Po po, Shqipëria e këtyre! Tre udhëheqes në një ditë, kthim i rënde pas! I pari, i theu në mes gazetarët. Sot nuk guxoi kërkush t’i kërkonte llogari për firmat, vulat dhe dekretet e tij! Pas lincimit publik të një gazetari prej vërteti, familjes së tij, sot “omerta” kërciti në sallën më të pushtetshme të vendit. Kjo mund të jetë Shqipëria e tij; E njëjtë me atë të Mafia-s ku ai që thotë të vërtetën sulmohet, delegjitimohet, vritet!

I dyti, ju tha gazetarëve se ç’duhet të bëjnë, si duhet të bëjnë kronikat, madje madje si duhet ta kenë politikën editoriale, të lidhur me gënjeshtrat e tij, përhapjen e tyre.
 Është tamam ai që ka ngritur një qendër të shtrenjtë propagande ku bën filma, por kurrë lajme të vërteta. Kjo mund të jetë Shqipëria e tij; E njëjtë me atë të qëmotit ku zyra e propagandës sundon lajmin e lirë, e mbyt, e vret, e varros!

I  treti, vendosi të përjashtoje transmetuesin publik të lajmit etj, nga transmetimi i lajmeve mbi futbollin, golat e vërtetë apo të rremë, të paravendosur të një futbolli të dënuar si të korruptuar! Ky është edhe më i fortë se dy të parët; Ky ka pezulluar e po vdes futbollin! Ka bërë edhe më shumë; Ky dikton, ja arrin por edhe dështon, të vrasë të vërtetën në studiot e sportit! Kur dështon, bën këtë që bëri sot; Ndëshkon këdo që flet për futbollin e pistë e të korruptuar, i përzë! Kjo mund të jete edhe Shqipëria e këtij. E kuptoni çfarë shpifësire është Shqipëria e këtyre?!”, shkruan Braçe.

Lexo edhe :  Gonzato, mesazh prokurorëve: Puna juaj ndikon direkt tek integrimi i Shqipërisë

Javët e fundit përplasjet më të mëdha në politikën shqiptare kanë qenë mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta. Në distancë ata kanë shkëmbyer replika dhe akuza të rënda ndaj njëri-tjetrit, duke lënë në hije kryetarin e opozitës Lulzim Basha. Jo më kot, edhe Braçe ka zgjedhur ta etiketojë Presidentin si pjesë e opozitës.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

3500 euro për letrat greke! Shoferi i autobusit si “agjenci punësimi”

Megjithëse është vetëm shofer dhe s’ka agjenci punësimi, Vango Zoto i mori një familje nga Delvina 3500 euro...

Greqia në alarm për situatën në Lindjen e Mesme, mbledhje urgjente!

Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dhendias ka thirrur pasditen e së mërkurës një mbledhje të jashtëzakonshme në sallën e Këshillit të Shefave të Shtabit...

“Me këtë strategji PD po e mbyll qepenin, zgjedhjet bashkiake…”

“Zgjedhjet lokale vijnë shpejt, njerëzit nuk janë budallenj…”, Lami: Me këtë strategji PD e ka mbyllur qepenin Analisti politik Roland Lami, në një koment gjatë...

Federata Angleze akuzon për doping shokun e Brojës te Chelsea

Mykhailo Mudryk është zyrtarisht akuzuar nga Federata Angleze e Futbollit (FA) për shkelje të rregullave antidoping, duke përballur mundësinë e një pezullimi deri në...

Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen ndaj Izraelit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu falënderoi Presidentin e SHBA-së, Donald Trump për “qëndrimin në krahun tonë” ndërsa Izraeli ecën përpara me luftën e tij kundër...

Lajme të tjera

Web TV