Moti, priten ndryshime temperaturash ditën e sotme

Sipas MeteoAlb  gjatë pjesës së parë të ditës vendi do të mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në zonat perëndimore, ndërsa vranësira më të dukshme do kenë zonat malore.

Parashikohet që edhe pjesa e dytë e ditës të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 22°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.
la.mi/Fjala.al