SHBA/ Vijon fushata presidenciale, Trump dhe Biden “në luftë” për sa më shumë vota

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 22 tetor pritet të zhvillohet ne Nashville debati i fundit presidencial. Ndërkohë të dy kandidatët janë duke luftuar për të fituar sa më shumë vota nga shetet që shumë shpejtë do të vendosin për fatin e dy kandidatëve por edhe për fatin e kontinentit amerikan.

Deri tani, sipas sondazheve ai që është në epërsi me pak pikë përqindje është rivali demokrat Joe Biden.

Dy javë para zgjedhje presidenciale në SHBA presidenti Donald Trump dhe rivali i tij Joe Biden janë duke kërkuar votën në shtetet të cilësuara vendimtare për zgjedhjet e 3 nëntorit.

Trump u ndal në Nevada ku nuk është votuar për një president republikan që nga viti 2004.

Ndërsa demokrati Joe Biden zhvilloi fushatë në Karolinën e Veriut, ku një asnjë kandidat demokrat nuk ka fituar që nga zgjedhja e Obamës në vitin 2008.

“Njerëz, dua të them kjo është koha për të rigjallëruar shpirtin e Amerikës. Është koha të rindërtojmë shtyllën e Amerikës, shtresën e mesme.  Dhe kjo kohë i bashkon të gjithë.

Nuk ka rëndësi raca, mosha, feja, gjinia apo prejardhja. Të gjithë mund t’ja dalim”, ka thënë Biden, kandidati demokrat për president në SHBA.

“Nëse votoni për Biden ai do të dorëzojë punët tuaja në Kinë,  do t’i dorëzojë të ardhmen tuaj virusit, ai do të mbyllë vendin, dëshiron të bllokojë.

Do të dëgjojë shkencëtarët – Nëse unë do të dëgjoja plotësisht shkencëtarët, tani do të kishim një vend që do të kishte rënë në depresion masiv”, është shprehur presidenti amerikan Donald Trump. Ru. Do/ Fjala.al

 

 

 

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV