Përkeqësohet situata e Covid-19 në Itali

10874 raste të reja pozitive dhe 89 viktima janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se në 24 orët e fundit, në vend janë kryer 144.737 tampone ndërsa 2046 persona janë shëruar.  Ashtu si pjesa më e madhe e Europës, Italia ka pësuar një përkeqësim të situatës nga pandemia.  Rajoni me numrin më të lartë të infeksioneve të reja është Lombardia (2,023), e ndjekur nga Piemonte (1,396) dhe Campania (1,312).

Kujtojmë që ditën e djeshme u regjistruan 9338 raste të reja.

 

Pa.Va/Fjala.al