Hot i bindur: Nuk pres që Asociacioni ta bllokojë dialogun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përsëriti qëndrimin e tij se për Kosovën, çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është e mbyllur dhe se për të njëjtën, pala kosovare nuk do të bisedojë në dialogun me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Pavarësisht se Serbia e ka kushtëzuar dialogun me temën e Asociacionit, Hoti, në një konferencë për media të mërkurën në Prishtinë, tha se kjo temë nuk do ta bllokojë procesin e negociatave.

“Unë nuk pres që Asociacioni ta bllokojë procesin e dialogut për shkak se është edhe një dakordim i ndërmjetësit për dialog, që çështja e Asociacionit, marrëveshja për Asociacionin është temë e mbyllur”, tha Hoti.

Ai shtoi se nëse procesi i dialogut bllokohet, kjo nuk do të ndodhë për fajin e Kosovës, pasi, sipas tij, qeveria që ai udhëheq, ka treguar përkushtim për këtë proces që prej marrjes së mandatit në fillim të qershorit.

Kryeministri Hoti u pyet edhe për ndryshimet kushtetuese në Kosovë dhe Serbi, për të cilat ka folur i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

“Kushtetuta është prekur më 2013, kur është ratifikuar kjo marrëveshje (v.j. për Asociacionin). Është marrëveshje ndërkombëtare që është ratifikuar me 2/3 (e votave të deputetëve të Kosovës)”, tha Hoti.

Lajçak, gjatë qëndrimit në Prishtinë javën e kaluar, ka thënë se Kosova e ka marrë obligim themelimin e Asociacionit me marrëveshjen e 2013-së. Andaj, sipas tij, Kosova duhet ta zbatojë marrëveshjen për Asociacionin pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Kosova dhe Serbia, më 2013, kanë arritur marrëveshjen e parë, me të cilën parashihej edhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Më 2015, dy palët kanë arritur një marrëveshje të dytë lidhur me parimet e themelimit të këtij Asociacioni.

Lexo edhe :  Begaj viziton Universitetin e Kalabrisë: Ruan me krenari gjuhën dhe kulturën arbëreshe

Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës./rel/

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV