Artan Lame humb babain, i bën dedikimin prekës

Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka humbur babain ditën e mërkurë, të cilit i ka dedikuar edhe një shkrim prekës.

Me anë të një postimi në Facebook, Lame jep lajmin e hidhur dhe shkruan se “iku duke na lënë të gjithëve midis trishtimit që nuk ju gjendëm dot pranë në momentet e fundit.


“Me trishtim ju bëj me dije se babai, Adili, nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen. Të gjithë menduam se do t’ja dilte, por nuk kish qenë e thënë. Iku i qetë, duke na lënë të gjithëve midis trishtimit që nuk ju gjendëm dot pranë në momentet e fundit. Ftoj të gjithë ata që e patën njohur në jetë, ta kujtojnë gjithmonë me humorin e përhershëm dhe dashurinë për jetën”, shkruan Lame.

Kujtojmë se në media ditën e djeshme u raportua se Kreu i Kadastrës, Artan Lame rezultoi pozitiv me Covid-19. Për këtë arsye ai qëndroi larg familjes.

Pa.Va/Fjala.al