Doris Lessing, gruaja e betejave të mëdha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Doris Lessing është noveliste, poete, skenariste, libretiste, biografe dhe tregimtare britanike. Ajo u lind në Iran, nga prindër anglezë, më 22 tetor të vitit 1919. Më pas u shpërngul në Zimbabve. U largua nga shtëpia në moshën 15-vjeçare për të punuar si kujdestare fëmijësh.

Pas dështimit të martesës së saj të dytë, Lessing-u iku në Londër kur ishte 30 vjeç, për të nisur atë që do të rezultonte në një karrierë afatgjatë.

Gjatë karrierës së saj Lessing-u ka shkruar vepra mbi kolonializmin në Afrikë, sufizmin etj.

Vepra e saj më e njohur është “The Golden Notebook”, që analizon mundimet e gruas gjatë Luftës së Ftohtë.

Doris Lessing njihet si një nga zërat femërorë më të fuqishëm të të gjitha kohërave, gruaja e betejave të mëdha të gjinisë së saj, modeli i milona grave e burrave në të gjithë botën dhe shkrimtarja e të vërtetave të mëdha të kësaj bote plot me njolla të errëta, nëpër parakalimin e saj civilizues.

Në krijimtarinë e saj u ndikua shumë nga Virgjinia Vulf, Usdom, Peter Lesing etj. Ka fituar disa çmime letrare gjatë karrierës së saj.

Në vitin 2007, Lessing fitoi çmimin ‘Nobel’ për Letërsi, duke u bërë shkrimtarja e 11-të që merr këtë çmim që nga fillimet e tij.

Shkrimtarja britanike, nobelistja Doris Lessing, u nda nga jeta në moshën 94-vjeçare.

Para se të vdiste Lessing-u kishte lënë mbi 50 dorëshkrime e ditare të pabotuara ndonjëherë.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Horoskopi ditor, 5 Gueht 2025

Dashi Jeni në një fazë të plotë rikuperimi, pavarësisht ndikimit të kundërt të planetit Mars. Me gjasë mund të shfrytëzoni...

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg për mosrespektimin e vendimeve të...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

Lajme të tjera

Web TV