Zbulimi amerikan: Rusia, Irani kanë shtënë në dorë të dhëna të votuesve amerikanë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rusia dhe Irani kanë shtënë në dorë informatat e regjistrimit të votuesve amerikanë, tha në një konferencë të rrallë për shtyp kreu i shërbimeve amerikane të zbulimit.

John Ratcliffe, drejtor i shërbimeve amerikane të zbulimit dhe drejtori i FBI-së, Chris Wray thanë se SHBA do të përgjigjej me masa ndëshkuese ndaj çdo vendi të huaj që ndërhynte në zgjedhjet amerikane të 2020.

“Kemi konfirmuar se i njëjti informacion mbi votuesit është shtënë në dorë si nga Irani, ashtu edhe nga Rusia,” tha zoti Ratcliffe gjatë një konference për shtyp të zhvilluar pa paralajmërim. “Kemi diktuar Iranin duke dërguar emaile me emra të sajuara për të frikësuar votuesit, për të nxitur trazira sociale dhe për të dëmtuar Presidentin Trump,” tha ai gjatë komenteve të mërkurën në mbrëmje./VOA/

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Dy gabimet taktike të opozitës që i dhuruan PS-së 8 mandate parlamentare

Eduard Zaloshnja Tani që rinumërimi i votave përfundoi në dy qarqet më të mëdha të vendit (ku u përcaktuan pothuaj 40% e...

Ndryshime të reja në qeveri, zbardhet vendimi i fundit

Qeveria ka miratuar sot ndryshime në strukturën drejtuese të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Me një vendim të posaçëm, Këshilli i Ministrave ka liruar...

Shpërthen depoja e fishekzjarrëve në Kaliforni, evakuohen qytetarët rreth zonës

Dy ditë para 4 Korrikut në Kaliforninë Veriore shpërtheu një depo që ruante fishekzjarrë. Zjarri shpërtheu rreth orës 5:50 pasdite në një zonë kryesisht...

Mira Murati sfidon me pagat, ofron deri në 500 mijë dollarë për talentet e teknologjisë

Thinking Machines Lab, startup-i i ri i Mira Muratit, ka tërhequr vëmendje për pagat jashtëzakonisht të larta që u jep specialistëve të teknologjisë. Para lançimit...

“Çmendet” moti në Gjermani, temperaturat në 40 gradë, zona të tjera zbardhen nga breshri

Europa po përballet me një valë të re të motit ekstrem, mes temperaturave përvëluese, zjarreve të egra dhe stuhive. Gjermania është një nga vendet...

Lajme të tjera

Web TV