Deputeti Lefter Maliqi ka thirrur në interpelancë ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Ndër të tjera ministrja iu referua dhe refuzimit të ushqimit në burgun e Peqinit.
“Refuzimi i ditëve të fundit në burgun e Peqinit që nisi si reflektim i vendimeve të marra për regjimin 41 Bis. Po investigojmë se lidhjet e botës së krimit të 41 bis kanë ekzistuar. Përveç hetimit ka procedim penal në prokurorinë e Elbasanit me kërkesën time për të hetuar çdo element të faktorit të brendshëm apo jashtëm që kanë ndikuar në këtë gjë”, u shpreh Gjonaj.
Më tej gjatë fjalës së saj, ministrja Gjonaj ka folur me gjuhën e shifrave mbi situatën në Burgje. “Për tre vjet 937 kallëzime penale, 295 punonjës të burgjeve për futjen e sendeve të palejuara në burg. Kjo ka ndodhur sepse ligji është aty për gjithë. Për herë të parë u aplikua një regjim i mbikëqyrjes së veçantë. 110 të dënuar që kanë thyer rëndë që kanë thyer sigurinë dhe rendin në Burgje.
Punësimet e të punonjësve sipas preferencave partiake dhe pa praktikë nuk është më. Pagat e punonjësve në burgje janë rritur me 11%. Stafi u pajis sot me uniformë ku u plotësuan në masën 80%. Sot falë ligjeve të reja punonjësit kanë një trajtim më të mirë, me grada dhe trajtim profesional”, tha ajo.
Sipas saj, Drejtoria e Burgjeve ka arritur të fitojë 60% të proceseve gjyqësore, kemi ulur mbipopullimin në Burgje me 21%. “Menazhuam situatën e tërmetit në Burgje, dhe tani prej 8 muaj që po menaxhojmë pandeminë dhe numrat kanë qenë në nivele shumë të ulëta. Por për këtë kufizuam takimet me familjare, që i kemi zëvendësuar për herë të parë me Skype.
Ka ende shumë për të bërë, por siç është rasti i Zaharisë në Krujë. po marrim masat që të mbyllim Zaharinë në Krujë pas 30 vjetësh. Shqetësim ka qenë dhe greva në burgun e Peqinit, që filloi nga 41-bis. Përveç një hetimi që po kryhet nga një procedim në prokurori për të hetuar me kërkesën time këtë gjë“, deklaroi Gjonaj.
Nga ana e tij deputeti i opozitës Lefter Maliqi ka folur për tenderat në burgjet e vendit. Lefteri ka akuzuar se tenderat po shpërndahen brenda familjeve, teksa ka përmendur shumat e majme që janë dhënë për tenderat në burgje.
“Greva e urisë kishin kërkesa për ushqimin dhe për drejtorin, madje edhe 313 kishte probleme. Për tenderat janë bërë nipa dhe daja, që sipas akuzave të mia vunë këshilltar pranë kryeministrit, Sekretarin e Përgjithshëm të ministrit të Brendshëm”, tha Maliqi.
Sipas tij, “Tender 347 milion emergjent për bukën për të burgosurit, e njëjta firmë fiton tender për 260 milion për djathtë e qumësht. Një firmë që u dënua më 2 vite burg në burg, pastaj me shërbim prove me vendim gjykate, ku u futën në burg ish-drejtori i përgjithshëm dhe nëndrejtori i burgjeve. Kjo firmë ia kalon djalit të tij këtë tender.
Tender tjetër 600 e ca milion lekë për ilaçe, për nevoja emergjente nga një firmë me një prokurim skandaloz, ku kishte vendosur dhe një restorant “Vila 7” si firmë të tretë në tender.
Kjo firmë çfarë nuk ka marrë, ka marrë 3.5 milionë tani për pandeminë për maska dhe masa mbrojtëse në administrata. Tenderi i vezëve nga 14 lekë me çmim shumice në 21 lekë, pa llogaritur kontratat mafioze, lokalet nëpër burgje që çmimet janë dyfish për të burgosurit, telefonitë fikse. Pa llogaritur skandalet në burgje”./Bl.Ba/Fjala.al