Tetori rozë, vajzat e futbollit japin mesazhin e ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Depistimit për Kancerin e Gjirit, Federata Shqiptare e Futbollit organizoi ditën e sotme një ndeshje miqësore mes skuadrave të kryeqytetit për femra, KF Tirana – FK Partizani. Ndeshja simbolike që u luajt në ambientet e Kompleksit “Fari” dhe zgjati 30 minuta përfundoi me fitoren e ekipit të Tiranës.

Në fillim të ndeshjes, dy kapitenet e skuadrave dhanë nga një mesazh për të gjitha femrat. Kapitenia e ekipit të Partizanit u shpreh se “Shoqëria ka nevojë për ne. Duhet ta nisim nga vetja dhe duhet t’u themi mikeshave tona, motrave, kushërirave dhe mbi të gjitha, nënave tona, që i kemi aq të shtrenjta, se një vizitë te mjeku për një mamografi për të parandaluar kancerin e gjirit është e domosdoshme që e nesërmja jonë të jetë e qeshur dhe e ardhmja jonë të jetë më e shëndetshme se sot. Jo vetëm tetori rozë, por të gjithë muajt duhet të jenë rozë”.

Kapitenia e ekipit të Tiranës theksoi se “Shëndeti për çdo vajzë, grua dhe nënë është i rëndësishëm për një shoqëri të shëndetshme. I ftoj të gjitha nënat, vajzat, motrat që të bëjnë diagnostikimin e parakohshëm për të parandaluar këtë sëmundje”.

Në fund të ndeshjes, futbollistja e ekipit të Tiranës, Klea Kordalli, i bëri thirrje të gjitha femrave që të diagnostikohen në kohë. “Unë si futbolliste që jam kujdesem shumë për veten time . Kam një mesazh për të gjitha gratë dhe nënat: Të diagnostikohen në kohë për kancerin e gjirit sepse duke e kontrolluar veten në kohë ne mund të shmangim rrezikun”.
Ndërsa futbollistja e Partizanit, Bleona Koka, u shpreh: “Muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit për të gjitha gratë dhe vajzat. Një kontroll sot, shmang një rrezik nesër”.

Lexo edhe :  Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Trajneria e ekipit të Partizanit, në fjalën e saj, theksoi: “Është shumë e rëndësishme që në këtë ditë të veçantë, të gjitha ne femrat që jemi duke u marrë me sport dhe me futboll, të bëjmë një thirrje dhe një ftesë për të gjithë nënat, mamatë, femrat. Të luftojmë me kohën dhe të parandalojmë të gjitha problemet që mund të kemi nesër. Është shumë i rëndësishëm parandalimi më shumë sesa mjekimi”.

Edhe Federata Shqiptare e Futbollit i bën thirrje të gjithë femrave që të tregojnë kujdes maksimal për të parandaluar kancerin e gjirit i uron të gjithë femrave të prekura nga kjo sëmundje betejë sa më të lehtë dhe shërim të shpejtë!

la.mi/Fjala.al

Të fundit

5 pyetje që duhet t’i bësh partnerit nëse dëshiron të forcosh marrëdhënien tënde!

Në çdo marrëdhënie vjen një kohë kur ndjen nevojën për të bërë një hap më tej. Jo domosdoshmërisht drejt...

Vendim nga Gjermania: Ukraina mund të godasë Rusinë me raketa me rreze të gjatë

Ukraina do të pajiset me raketa me rreze të gjatë veprimi. Kështu është shprehur Kancelari i Gjermanisë, Friderich Merz, gjatë një konference shtypi me...

“Dua të mbështes dy maturantë jetimë për universitetin”, nisma e veçantë e inxhinierit

Një inxhinier i quajtur Azmer Duleviç ka shpërndarë në Facebook një nismë domethënëse. Ai ka vendosur të ndihmojë dy maturantë jetimë për studimet universitare. "Duke...

Zelensky alarmon botën: Rusia po mbledh 50 mijë ushtarë në front

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi se një ofensivë e re ruse po përgatitet. Këtë herë objektivi i sulmit do të jetë qyteti strategjik...

“Ndalni hajdutët!” Banorët e Barcelonës tremben nga shqiptarët dhe… kanë të drejtë

Pak vite më parë, në një program rinor lokal në rrjetet sociale, një moderatore pyeti një djalë shqiptar se ku jetonte. "Në Barcelonë", tha...

Lajme të tjera

Web TV