Trump dhe Biden përballen në debatin e fundit presidencial

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump të enjten do të përballet me kundërshtarin e tij demokrat Joe Biden në atë që konsiderohet si debati i fundit, kur ende kanë mbetur më pak se dy javë nga dita e zgjedhjeve presidenciale.

Për shkak se debati i fundit u dëmtua nga ndërhyrjet e vazhdueshme të kandidatëve, moderatori i mbrëmjes së sotme do të ketë fuqinë të shkëpusë mikrofonin e kandidatit, nëse njëri nga ata futet pa radhë.

Sipas komisionit nëse Presidenti Trump dhe demokrati Biden nuk përpiqen të ndërpresin njëri-tjetrin gjatë komenteve hapëse dy minutëshe, votuesit e pavendosur amerikanë, mund të krijojnë një ide më të qartë se në ç’drejtim do ta çojë vendin secili prej tyre kur të marrë detyrën në 20 janar.

Debati në qytetin jugor të Nashville vjen gjatë sprintit përfundimtar të zgjedhjeve të tre nëntorit me frikën se nata e zgjedhjeve mund të shkaktojë protesta që mund të zgjasin për javë të tëra.

Trump ka shtuar sulmet e tij ndaj Biden, ndërsa po lufton për të mbajtur Shtëpinë e Bardhë pas katër viteve.

Trump, ka hedhur poshtë rregullat e reja të vendosura për debatin e së enjtes për zgjedhjet presidenciale.

Unë mendoj se fikja e mikrofonit është shumë e padrejtë dhe shumë e keqe”, tha ai këtë javë ndërsa e konsideroi moderatoren Kristen Welker një “demokrate radikale”.

Trump ka zhvilluar shumë takime në ditë, me qëllimin për të rindezur entuziazmin për kandidaturën e tij, pasi shumica e sondazheve tregojnë se Biden kryeson garën.

Ish-presidenti Barack Obama foli për Joe Biden për herë të parë të mërkurën, duke iu kërkuar demokratëve që të mos gënjehen nga rezultati i sondazheve që shpallin fitues Biden./Re.D/Fjala.al

Të fundit

810 mijë euro të fshehura, gjobitet biznesi i mishit në Tiranë

Administrata Tatimore ka vijuar aksionin për formalizimin e tregtisë së produkteve bujqësore dhe blegtorale. Gjatë kontrolleve në Tiranë, një biznes...

“Artur Zheji ndihmoi që të rritej jehona e kërkesës së Kosovës për liri”

Për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji ka reaguar edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti. Në një postim në...

“Gaza do të rrafshohet!” Izraeli vijon sulmet

Avionët dhe tanket izraelite bombarduan periferitë lindore dhe veriore të qytetit të Gazës gjatë natës nga e shtuna deri të dielën, duke shkatërruar ndërtesa...

Broja kthehet të martën! Trajneri Parker jep lajmin e mirë për sulmuesin shqiptar

Mezi pret që të vendosë këmbën në fushë. Armando Broja ende nuk është aktivizuar tek Bërnli në Angli, ndonëse trajneri i tij, Skot Parker,...

“Ka dritë në fund tunelit”, Putin flet për marrëdhënien me Donald Trump

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka bërë me dije se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë në pikën më të ulët që nga lufta...

Lajme të tjera

Web TV