Kapet me fishekë dhe kanabis, prangoset tropojani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vihet në pranga një 25-vjeçar nga Tropoja për posedim kanabisi.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit K. B., banues në fshatin Cërnicë, Tropojë.

Si rezultat i kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 184 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 80 fishekë.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin K. B., 25 vjeç, banues në fshatin Cërnicë, Tropojë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Horoskopi i datës 23 prill 2025

Dashi Vështirësitë më të mëdha gjatë kësaj dite do vijnë nga fakti se nuk do merrni dot vendimet e duhura. Shpesh do ndiheni edhe të...

Ngërçi politik, s’ka ende marrëveshje, a janë zgjedhjet zgjidhja?

Situata politike në Kosovë mbetet e bllokuar pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, edhe pse doli partia...

Renault serik më i shtrenjtë i prodhuar ndonjëherë në histori

Prodhuesi francez po risjell një nga emrat e preferuar nga e kaluara e tij, por me një petk modern. Renault 5 Turbo 3E, një “mini...

Incident i rëndë në një depo municionesh ruse, shpërthimet tronditin Moskën

Një seri shpërthimesh të fuqishme ka tronditur një depo municionesh ruse në rajonin perëndimor të Vladimirit, rreth 130 kilometra në veri-lindje të Moskës, njoftoi...

Lajme të tjera

Web TV