PD publikon emrat/ Ja kush janë 13 kandidatët për deputet që u shtyhet aprovimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka publikuar emrat e 13 kandidatëve për deputet që u është shtyrë aprovimi nga komisioni. Bëhet fjalë për emra të njohur në PD, si Ervin Salianji, Endri Hasa, Tritan Shehu, Romeo Gurakuqi, etj, që duhet të presin ende për të mësuar nëse do të jenë pjesë e listës së deputetëve.

Ndërkohë PD ka publikuar edhe emrat e 27 kandidatëve që kanë marrë miratimin për përfaqësim politik.

Nga 498 kandidatët e konfirmuar nga anëtarësia dhe që plotësojnë kriteret statutore për përfaqësim politik, Komisioni ka vlerësuar që 299 kandidatë nga listat e secilës Degë dhe 27 kandidatë të listës kombëtare (në total 326), ti propozohen organeve vendimmarrëse të Partisë për të qenë në listën finale të përfaqësimit të PD në zgjedhje

Kandidatët nga lista e veçantë kombëtare që sipas vlerësimit të Komisionit kalojnë në listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi, janë si më poshtë:

  1. ANDON FRROKAJ
    2. ARBEN KASHAHU
    3. ENDRI HASA
    4. ERVIN SALIANJI
    5. FATBARDHA KADIU
    6. IZMIRA ULQINAKU
    7. LINDITA METALIAJ
    8. LORENC LUKA
    9. LUAN BACI
    10. NADIRE MEÇORAPAJ
    11. ROMEO GURAKUQI
    12. TRITAN SHEHU
    13. XHEMAL GJUNKSHI

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve pranë PD, përmbylli dje procesin për vlerësimin e kandidatëve për përfaqësimin politik të PD në nivel qendror dhe lokal.

Periudha e punës së Komisionit, e ndarë në 3 faza, zgjati nga data 3 Gusht deri në 22 Tetor 2020. Në emër të Kryesisë së PDSH, shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për pjesëmarrjen dhe angazhimin masiv të demokratëve në këtë proces, për të gjithë kandidatët e përfshirë që provuan edhe njëherë se Partia Demokratike është forca më vitale politike me burime të jashtëzakonshme njerëzore, si dhe për anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për punën voluminoze dhe me përkushtim të kryer gjatë gjithë këtij procesi.

Sot Komisioni ka dorëzuar Raportin e vlerësimit të kandidatëve Kryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH, për ndjekjen e procedurave të mëtejshme sipas Statutit.

Nga Raporti i Komisionit rezulton se:

  1. A) Në total nga anëtarësia janë konfirmuar 498 kandidatë, të cilët janë certifikuar nga Komisioni se përmbushin kriteret statutore për përfaqësimin politik të PD.
  2. B) Nga 498 kandidatët e konfirmuar nga anëtarësia dhe që plotësojnë kriteret statutore për përfaqësim politik, Komisioni ka vlerësuar që 299 kandidatë nga listat e secilës Degë dhe 27 kandidatë të listës kombëtare (në total 326), ti propozohen organeve vendimmarrëse të Partisë për të qenë në listën finale të përfaqësimit të PD në zgjedhje.
Lexo edhe :  Zgjedhjet/ Blushi në Athinë: 10 vite përjashtim nga tatimfitimi dhe taksat lokale

Raporti i Komisionit do ti nënshtrohet diskutimit dhe vendimmarrjes së Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, sipas përcaktimeve të Statutit të PDSH dhe afateve ligjore për përcaktimin e kandidatëve në zgjedhje.

Për shkak të interesit të medias dhe opinionit publik, mbi vlerësimin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për kandidatët nga lista e veçantë kombëtare (anëtarët e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar 2017), që janë konfirmuar nga antarësia e Partisë, vlerësimi që ka bërë Komisioni është si më poshtë:

  1. Kandidatët nga lista e veçantë kombëtare që vlerësohen nga Komisioni që të jenë pjesë e listës për përfaqësim politik, janë si më poshtë:
  2. AGRON SHEHAJ
    2. ALBANA VOKSHI
    3. ALDO BUMÇI
    4. ALFRED RUSHAJ
    5. ARBEN RISTANI
    6. BARDH SPAHIA
    7. BELIND KËLLIÇI
    8. ÇLIRIM GJATA
    9. DHURATA ÇUPI
    10. ENKELEJD ALIBEAJ
    11. ENNO BOZDO
    12. ERVIN MINAROLLI
    13. FATBARDH KADILLI
    14. FLAMUR NOKA
    15. FLORJON MIMA
    16. GENC POLLO
    17. GENT STRAZIMIRI
    18. GRIDA DUMA
    19. ISUF ÇELA
    20. INA ZHUPA
    21. IVI KASO
    22. JORIDA TABAKU
    23. KRESHNIK ÇOLLAKU
    24. LUÇIANO BOÇI
    25. OERD BYLYKBASHI
    26. ORJOLA PAMPURI
    27. TOMORR ALIZOTI
  3. Kandidatët nga lista e veçantë kombëtare që sipas vlerësimit të Komisionit kalojnë në listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi, janë si më poshtë:
  4. ANDON FRROKAJ
    2. ARBEN KASHAHU
    3. ENDRI HASA
    4. ERVIN SALIANJI
    5. FATBARDHA KADIU
    6. IZMIRA ULQINAKU
    7. LINDITA METALIAJ
    8. LORENC LUKA
    9. LUAN BACI
    10. NADIRE MEÇORAPAJ
    11. ROMEO GURAKUQI
    12. TRITAN SHEHU
    13. XHEMAL GJUNKSHI

Ky vlerësim i Komisionit do t’i kalojë për shqyrtim dhe vendimmarrje Kryesisë së Partisë, së bashku me vlerësimin e kandidatëve për secilën Degë./Re.D/Fjala.al

 

Të fundit

Një aktor shqiptar në serialin “Ertugrul”, si u gjend Nelson Sejdija në produksionin turk

Seriali “Ertugrul” në Tv Klan ka rezultuar një sukses i vërtetë, me rekorde audience në çdo episod. Por ajo...

Egjipti i lashtë, një fabrikë në shkretëtirë ku nxirrej dhe punohej ari

Pas dy vitesh hetime të përpikta arkeologjike, Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve ka zbuluar një qytet të lashtë ari, mbi tre mijë vjet të...

Video unike/ Brenda strehës së ariut polar më këlyshët e porsalindur

Këlyshët e ariut polar lindin brenda folesë dhe ushqehen me gji për muaj të tërë përpara se të dalin në ajrin e ngrirë të...

1 në 6 persona humbin jetën në Europë përpara moshës 70 vjeç

E njohur për një nga sistemet më të forta shëndetësorë, Evropa është në rënie në një sërë treguesish duke nisur nga ai për fëmijët,...

“I dashur Zelensky, ti nuk je vetëm!”/ Europa reagon pas përplasjes me Trump

Shtete të ndryshme të Europës kanë reaguar pas takimit me tone të ashpra të kësaj pasdite midis Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump në Shtëpinë...

Lajme të tjera

Web TV