I pandalshmi Lukaku/ Interi ‘zgjohet’ dhe mposht Genoan

Interi është rikthyer tek fitorja pas tre ndeshjes duke mposhtur Genoan 0-2 në transfertë.

Zikaltërit e Contes janë zhbllokuar nga periudha negative e javëve të fundit pas barazimeve ndaj Lazio e Monchengladbach në Champions League, e humbjes në derby ndaj Milanit.

Interi dominoi ndeshjen, por në pjesën e parë nuk arriti të zhbllokonte dot rezultatin. Edhe në të dytën zikaltrit kërkuan vazhdimisht golin dhe e gjetën atë me të përhershmin Romelu Lukaku. Sulmuesi belg po kalon një formë fantastike dhe viktima e tij e radhës ishte Mattia Perin i Genoas, që u ndëshkua nga ai në minutën e 64’, pas assistit nga Barrella.

Më pas Danilo Dambrossio siguroi fitoren duke shënuar me kokë në minutën e 79’.

Kjo ishte sfida e parë që Interi nuk pëson gol në sezonin e ri futbollistik.

 

Pa.Va/Fjala.al