Martiri Sadik Bejko

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Edison Ypi

Sadik Bejko nuk është vetëm ai qytetari i urtë që njohim, ai bashkëbiseduesi i këndshëm, poeti i ndjeshëm, studiuesi rigoroz, pedagogu perfeksionist. Sadik Bejko është ku e ku më tepër. Sadik Bejko është një vuajtës i paepur, një martir i pamposhtur që mes flakëve të ferrit ka kaluar për së gjalli. Më 1972 martiri Sadik Bejko nuk bëri poezi për garat socialiste, traktorët që çanin ugaret, kapitalistët dhe revizionistët që Shqipërinë e zheleve dhe bunkerëve e kishin halë në sy. Martiri Sadik Bejko, 50 vjet të shkuara shkroi një poezi kushtuar një femre, “Ditët Everest të jetës sime”. Pra, ditët më të larta, ditët më të lumtura, ditët e ekstazës së jetës, ato ditë kur një të dashuruari i duket sikur ka hipur mbi Everest, dhe prej majës më të lartë të botës i flet njerëzimit. Ndërkohë që ushtria e poetëve dhe regjimentet e shkrimtarëve ditët më të lumtura dhe ekstazën e jetës nuk ja kushtonin asnjë femre, por vetëm diktatorit, martiri Sadik Bejko bëri të kundërtën. Bëri atë që nuk duhej ta bënte. Ra në prehër të armikut. Brodhi pas fustaneve të zuskave. Harroi kauzën. Fjeti mbi dafina. Me këto kujtoi se na e hodhi. Vgjilencën e proletarëve, syçeltësinë e spiunëve, smirën e inatçinjve, zilinë e intrigantëve, kujtoi se e mposhti. Pra, i tha belasë bujrum.

E çë? E ç’e gjet’ Shqipërinë krenare nga rebelimi i një poeti? E ç’u bë?

U bë ajo që në errësirën e bodrumeve të Bibliotekës Kombëtare, një arkivist, një zhuls, një anonim, një Ebu Qerim nga lukunia e lakenjve të papërtuar të regjimit, një që poezinë në fjalë nuk e lexoi (e ç’rëndësi ka poezia, femrat me fustanet e shkurtra dhe breçkat e tyre të ngushta, moda dhe të tjera, ato janë sende të kota, rëndësi ka partia, vigjilenca, revolucioni) skuthit të bodrumeve iu duk e pabesueshme që një poet, jetën e tij, ditët e jetës së tij, t’i lidhte me një mal të lartë diku në Indi. Ky titull nuk ka kuptim. Ai titull nuk bën sens. Kemi të bëjmë me një absurd, një lajthitje të këtij të lojturit që e ka shkruar, tha pisi me vete, poeti ditët nuk ia fal një mali sado të lartë. Poeti dhe populli ditët ia falin udhëheqësit që jeton më gjatë se mali më i lartë. Kështu, Ebu Qerimi i bodrumeve të Bibliotekës, me iniciativë proletare dhe zell revolucionar, për ta bërë “Everestin” “Enver” dhe “Enverin” “Everest”, titullin e ndryshoi. Nga “Ditët Everest të jetës sime”, në përputhje të plotë me përfytyrimin e vet halucinant të një spiuni bodrumesh, e bëri; “Ditët Enver të jetës time”. Pra ditët, dhe krejt jetën time, ia fal Enverit. O tmerr!

Lexo edhe :  Greqia po lulëzon sërish. Këtë herë, a do të zgjasë?

Kaloi gjymsë shekulli.

Për të tilla dhe të tjera, martirin Sadik Bejko e detyruan të punojë nëpër kantiere dhe miniera ku spiunët dhe vigjilentët nuk iu ndanë asnjë çast. Nuk i ra ferrit pash m’pash Migjeni. Nuk punoi Migjeni nëpër miniera sovjetike dhe kantiere kineze. Migjeni lindi shëndetlig. Vajti në Pukë për ajër të pastër. Iku në Itali me u shëru. Lula t’Vocërr dhe femra që shiten duke thirr rrugëve “A do qymyr Zotni?” ka pa numërim sot e ksaj dite Londra, Parisi, Roma. Ferrit milimetër për milimetër, kryq e tërthor e rrethepërqark, i ra me dhjetëra vite martiri Sadik Bejko. Gjatë gjysmë shekulli martiri Sadik Bejko dhe askush tjetër nuk dinin çfarë kishte bërë Ebu Qerimi në errësirën e bodrumeve të Bibliotekës Kombëtare. Makabriteti grafologjik i Ebu Qerimit nuk do të ishte marrë vesh kurrë. Kur një ditë të bukur, një tjetër dishepull i krimit, censurës, deformimit, një lloj Lej Feni lindur në vitet ’80, një majmun me shtresa si qepë me cipën e sipërme oksidentale, një më bosh se boshi, një Horror Vacui rrethuar me konferenca, katedra, takime, një çapaçul modern, një gjym llamarine që godet veten e vet për me bo sa më tepër zhurmë dhe me ra sa më tepër në sy, një gjytyrym ngrehaluc nga ata që ke frikë t’ua përmendësh emrin se i bën të famshëm, bëri të njëjtën gjë si Ebu Qerimi.

Lej Feni revolucionar shqiptaresk, si i betuar para varrit të diktatorit për të mos e lënë martirin Sadik Bejko asnjë çast të qetë gjatë gjithë jetës së vet, në mënyrë të paramenduar, i futet të gërmojë e të gjejë një krim komprometues bërë në të kaluarën. Rrëmoi e rrëmoi Lej Feni ynë, gjeti titullin e ndryshuar të kontrafigurës së vet, inkuizitorit mesjetar Ebu Qerim. Vetëm titullin. Poezinë nuk e lexoi. Nuk ka rëndësi leximi. Rëndësi ka kallëzimi, spiunimi, denoncimi. Me ngutin karakteristik prej spiuni të lindur, atypëraty e akuzon martirin Sadik Bejko për hiç më pak se ka shkruar një poezi për diktatorin. E të tjera e të tjera. Boll me ndyrësira se vjen e vjella. Nga Ebu Qerimi te Lej Feni, në një vend të bukur, të pasur, dhe të mallkuar, e tmerruar në çdo çast të saj, jeta e martirit Sadik Bejko nuk mund të rrëfehet veçse me sy të përlotur.

Të fundit

I vuri zjarrin një magazine me pajisje elektroshtëpiake, arrestohet 21-vjeçari

Policia ka vënë në pranga një 21-vjeçar të identifikuar si Orteo Gurra, i cili për motive të dobëta, i...

Problemet me votat e diasporës, ja kur pritet të vendosë Celibashi për zarfet nga Greqia

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, do të marrë vendimin në lidhje me situatën e numërimit të votave të diasporë, kryesisht...

Vuçiç në Tiranë: Mbaj përgjegjësi për vizitën në Moskë, Serbia do të ardhmen evropiane

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i pyetur nga mediat pas mbërritjes së tij në Tiranë ku po zhvillohet Samiti evropian, u shpreh se e...

U nis drejt Gjermanis, humb kontaktet me familjarët i riu nga Korça

Një 27-vjeçar nga Korça është larguar drejt Gjermanisë tre ditë më parë, por ka humbur kontaktet me familjen e tij. Për këtë arsye, motra e...

Kryeministrja e Letonisë në Tiranë: Vetëm Putin s’e do paqen në rajonin tonë

Kryeministrja e Letonisë, Evika Siliņa  u mirëprit nga kryeministri Edi Rama në sheshin “Skëndërbej” në kuadër të Samitt të Komunitetit Politik Evropian. Teksa foli për...

Lajme të tjera

Web TV