Melania sërish në qendër të vëmendjes, i largon dorën me forcë presidentit Trump (Video)

Melania Trump është vënë sërish në qendër të vëmendjes së mediave, për sjelljen e saj publike ndaj Donald Trump, ku kësaj here i ka hequr dorën me forcë Presidentit.

Në debatin e fundit presidencial mes Trump dhe Biden për zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në 3 nëntor, ra në sy sërish një sjellje tashmë e njohur e Zonjës së Parë.

Melania është filmuar teksa i heq dorën me forcë presidentit kur ishin duke ecur së bashku për të dalë nga skena.

Ky moment është bërë viral në rrjet dhe përdoruesit e Tëitter-it shpërthyen me komente.

Kjo nuk është hera e parë që Zonja e Parë vë në siklet presidentin, të cilin zakonisht nuk preferon ta kapë prej dore.

Pa.Va/Fjala.al