Thaçi: Është koha që Kosova të bëhet anëtare e plotë e OKB-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në ditën e themelimit të OKB-së, ka thënë se Kosova më shumë se çdo vend tjetër në botë e kupton rolin dhe rëndësinë, që kjo organizatë ka pasur në krijimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Me një shënim në faqen zyrtare në “Facebook”, kreu i shtetit të Kosovës shkruan se roli i misionit të OKB-së ka qenë tejet i rëndësishëm në Kosovë, si në demokratizimin, ashtu edhe në ndërtimin e institucioneve, të cilat më vonë e shpallën edhe pavarësinë.

Ai thekson se tashmë ka ardhur koha që Kosova të bëhet anëtare e plotë e kësaj organizate.

Ne i jemi mirënjohës OKB-së për punën e madhe që po bënë për promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe gjithandej botës. Ndërsa, tani është koha që Kosova të bëhet anëtare e plotë e kësaj organizate”, ka shkruar ai./Re.D/Fjala.al

 

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV