Veliaj nga Dajti: Reja e Sharrës që nxinte Tiranën është zhdukur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku Erion Veliaj riktheu në vëmendjen e qytetarëve renë e madhe të tymit që krijohej nga mosmenaxhimi i mbetjeve në Sharrë duke e konsideruar si gangrenë mjedisore me kosto të lartë shëndetësore për çdo banor të kryeqytetit.

“Sot, reja që nxinte nga ballkoni më i bukur i Tiranës është zhdukur dhe këtë e kemi bërë më shpejt, më lirë dhe më mirë se ata që e lanë për 30 vite tymin në mushkëritë e qytetarëve. Mbaj mend atë renë e verdhë që vinte nga Sharra, ata në Sharrë, në Kombinat, në Lalm, Allgjatë, në Vaqarr, e dinë fare mirë se nga çfarë kanë shpëtuar, edhe këtu nuk hapnim dot ballkonet, dritaret, edhe ne këtu që, metaforikisht jemi dritarja dhe ballkoni i Tiranës, dhe thonim ‘kur do shpëtojmë?’. Kemi shpëtuar nga djegia në Sharrë dhe e kemi bërë 30% më lirë. Është e vetmja statistikë që na duhet. Nëse ne e bëjmë diçka më lirë, më mirë, më shpejt, me cilësi më të lartë në kohë rekord, ne jemi ata që i japin dum edhe problematikave 30 vjeçare,” – tha Veliaj.

Duke përshëndetur të rinjtë që i janë bashkuar PS-së, Veliaj deklaroi nga Asambleja Socialiste e Dajtit se për këtë forcë politike nuk ka rëndësi mbiemri apo reputacioni. Ajo që vlen është forca dhe talenti për të kontribuar në familjen më të madhe sot të shqiptarëve.

“Kushdo që zgjedh të jetë pjesë e një familjeje, e cila respekton meritën, talentin, fakti që në këtë parti nuk të pyet njeri je gocë kryeministri, je gocë kryetari partie ose deputeti, je çun ministri, e ke babin kështu, apo ashtu. Në partinë tonë mjafton zelli, talenti, dëshira për punë, mëngët e përveshura për t’ia arritur gjërave me talent dhe djersë, për anëtarësinë. Ne jemi familja më e madhe e shqiptarëve, ndaj dhe sot ne kemi një super mision për të çuar përpara mandatin e tretë të Edi Ramës dhe të Partisë Socialiste në krye të punëve të vendit,” u shpreh Veliaj.

Lexo edhe :  Adriatik Lapaj: "Nisim fazën e radhës, do ndajmë edhe bukën bashkë"

Ai tha se në anën tjetër, Partia Demokratike po ndjek politikën e përjashtimit nga radhët e saj edhe të figurave protagoniste ndër vite të kësaj force politike, siç u la jashtë së fundmi pas Klevis Balliut edhe Ervin Salianji.

“Ne jo vetëm qeverisim mirë familjen tonë të majtë, por jemi gati t’iu shërbejmë të tjerëve me besnikëri dhe përulësi. Shihini pak ata! Ata gëzohen dhe thonë, “shumë sukses, sot u eliminua Klevisi, sot u eliminua Salianji…”. Ata funksionojnë si “Big Brother”, se kë do eliminojmë sot nga shtëpia; ne funksionojmë si një familje e madhe, që gëzohet për dhëndër, nuse, bijë e bir, për çdo bebe që shtohet në familje,” deklaroi Veliaj.

‘Çështja e Sharrës’ ka shkaktuar edhe debate mes qeverisë dhe opozitës. Më herët kryeministri Rama ka deklaruar se Lulzim Basha ka dashur të japë me koncesion Sharrën gjatë kohës që ishte kryetar Bashkie, duke publikuar edhe  dokumentet me shifra. Ai theksoi se kjo ka qenë një skemë skandaloze, por u ndalua kur PS erdhi në pushtet.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të bisedojë për gjendjen në Rripin e...

U bllokua nga serbët, rihapet rruga në pikën kufitare në Merdarë

Rruga në pikën kufitare Merdarë është rihapur për qarkullim, pas përfundimit të bllokadës së përkohshme nga qytetarët në territorin e Serbisë. Qendra e Menaxhimit Kufitar...

Ka një arsye pse në Shqipëri nuk ndodh rrotacioni politik

YLLI PATA Vijimi i kësaj status quo-je politike në vend, në vend që ta pasurojë debatin politik, diskutimin pluralist, e ka pëqëndruar dhe polarizuar...

Djali i Ancelotti zbulon objektivin: “Fillimisht Brazili, por më pas…”

Davide Ancelotti, i biri i Carlo Ancelotti, ka vendosur të ndjekë babain edhe në pankinën e Brazilit, pasi mbeti pa alternativa për të qenë...

Gazetarja ulet në gjunjë për të intervistuar Ramën, Kryeministri: Çunat, në riedukim

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkup për samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Para nisjes së punimeve, Rama ka ndaluar për...

Lajme të tjera

Web TV