Berisha: Dëshmia ime për vrasjen e Azem Hajdarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në media është shkruar ditët e fundit se Sali Berisha do të thirret të dëshmojë në gjykatë në rihapjen  procesit të vrasjes së Azem Hajdarit.

Por a do të paraqitet Berisha në gjykatë? Gjatë emisionit “HARD TALK NGA ROALND QAFOKU” Berisha tha se nuk është thirrur dhe se dëshminë e tij e  ka dhënë në vitin 2002 duke ia dorëzuar ambasadorit amerikan në atë kohë Robert Froëick.

-Në media ditët e fundit thuhet se ju mund të thirreni të dëshmoni për çështjen e Azem Hajdarit. A do të shkoni?

-Unë kam bërë një dëshmi shteruese për të gjitha ato për të cilat unë kam pasur dijeni për çështjen Hajdari. Ajo dëshmi i është bërë Ambasadorit të SHBA-ve Robert Frowick e noterizuar dhe ai ja ka dorëzuar Arben Rakipit dhe prokurorëve ndërkombëtarë. Unë nuk kam qenë kurrë dëshmitar okular.

-Juve nuk iu kanë thirrur asnjëherë?

-Asnjëherë në mënyrë absolute. Ato ishin truke të ulëta të Fatos Klosit dhe Arben Rakipit të cilët bënin scoope mediateke. Sepse çfarë kam ditur ja kam përcjellë ndërkombëtarëve dhe asnjë prej tyre nuk përbënte provë. Ato ishin dëshmi të ndryshme që duheshin verifikuar. Por ata që lexojnë dosjen, do ta gjejnë atë dëshmi sepse e kanë në dosje.

-Po nëse ju thërrasin a do shkoni?

-Nuk kanë asnjë motiv që të thërrasin. Unë çfarëdo që kam patur kam qenë shterues.


la.mi; ke.ba/Fjala.al

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV