Kuvendi i Shqipërisë me iniciativën time në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste orgnizon Forumin e nivelit më të Lartë Ballkanik kundër Antisemitizmit.
Në të do të marin pjesë personalitete të larta shtetërore nga SHBA, Parlamenti Europian dhe vendë të tjera të rajonit.
Kuvendi i Shqipërisë bën thirrje për një front të bashkuar në ballkan kundër urrejtjes dhe fanatizmit etnik dhe fetar, duke ju referuar vlerës së patjetërsueshme të shoqerisë shqiptare, tolerancës dhe bashkëjetesës fetare.
Nëpërmjet miratimit të rezolutës Kuvendi pranon dhe promovon përkufizimin e alencaes ndërkombëtare të përkujtimit të holokaustit për antisemitizmin.
Kjo konferencë do të realizohe tnë bashkëpunim me z. Robert Singer, i cili është Kryetrai i Lëvizjes për Luftën Kundër Antisemitizmit në Izrael dhe gjej rastin për ta falenderuar për mbështetjen.
Në dy sesionet e konferencës do të diskutohet mbi modelin unik shqiptar të bashkëjetesës fetare dhe eksperiencave më të mira për luftën ndaj antisemitizmit.
Modeli pozitiv i Shqipërisë ku individë me prejardhje, besime dhe raca të ndryshme kanë gjetur gjithmonë një shtëpi të sigurt edhe në periudha të egra të regjimeve diktatoriale është një inspirim për shumë popuj.
Kjo ishte e dukshme gjatë luftës së dytë botërore, ku Shqipëria hapi kufijtë e saj dhe siguroi azil për refugjatët hebrej që po largoheshin nga genocidi. Deri më sot populli shqiptar krenohe tme këtë akt të drejtësisë dhe gjithmonë i ka çmuar marrëdhëniet e tij me popullin hebre, SHBA dhe shtetin e Izraelit.
la.mi/Fjala.la