Bayern nuk ndalet, Interi ngec sërish në Champions.

Janë mbyllur dy sfidat e para të Champions League për të martën. Bayern Munchen ka bijuar serinë e fitoreve duke mposhtur Locomotiv Moscoë në transfertë.

Shtatlarti Goretzka ka kaluar në avantazh bavarezët në minutën  e 13’ pas një super assisti nga Pavard. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërkohë që në të dytën pati edhe 2 gola të tjerë.

Në minutën e 70’ Miranchuk zuri në befasi mbrojtjen e Bayern duke barazuar rezultatin. Por 9 minuta më vonë, magjiku Kimmich lëshoi një të djathtë fantastike nga distance duke i dhënë fitoren Bayernit.

Nga ana tjetër, Interi i Contes ka zhgënyer sërish edhe ndaj Shakhtarit. Zikaltërit nuk shkuan më shumë sesa një barazim pa gola në Ukrainë. Italianët dominuan ndeshjen ndërkohë që fati nuk ishte me ta.Në pjesën e parë dy predha nga Barrella dhe Lukaku u ndalën në tranversë. Por më fatal ishte rasti i Lautaro Martinez, i cili me portën thuajse të boshatisur nuk shënoi në më pak se 10 metra.

Kështu Inter merr barazimin e dytë radhazi në Champions, ndërkohë që Bayern triumfon sërish pas fitores me Bayern.

Pa.Va/Fjala.al