Bjellorusi/ Arrestohen 500 protestues, opozita nis grevën e urisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një protestë masive nisi të dielën në Bjellorusi pasi presidenti Aleksandër Lukashenko, injoroi ultimatumin e kryetares së opozitës, Svetlana Tikhanovskaya, e cila i kishte kërkuar të jepte dorëheqjen dhe të lironte të burgosurit politik deri me datë 25 tetor.

Mbi 250 protestues u arrestuan në 19 protesta të organizuara në të gjithë vendin, sipas të dhënave të raportuara nga Ministria e Brendshme. 160 persona u arrestuan në kryeqytetin Minsk, ndërsa policia sulmoi me plumba gome dhe gaz lotsjellës.

Sipas OJQ-së për të drejtat e njeriut, Visana, të paktën 240 persona u arrestuan në ditën e parë të kësaj proteste kombëtare, e cila nxori në rrugë në disa qytete të ndryshme të vendit; punëtorë, tregtarë të vegjël, pensionistë dhe studentë.

Greva qytetare filloi. Punonjësit e fabrikave dhe ndërmarrjeve shtetërore, punëtorët e transportit dhe minatorët, mësuesit dhe studentët kanë hyrë në grevë urie që nga ky mëngjes” njoftoi të dielën Tikhanovskaya.

Kryetarja e opozitës vlerësoi “nivelin e pabesueshëm të solidaritetit” tek qytetarët bjellorusë, duke deklaruar se më shumë se 7 milionë dollarë u mblodhën në mbështetje të atyre që iu bashkuan nismës dhe premtoi se greva do të vazhdonte.

Përmes një postimi në Telegram, ajo falenderoi ata që iu bashkuan grevës së urisë, duke shkruar: Ne e kemi kapërcyer frikën se regjimi mund ta shtypë protestën.

Tikhanovskaya besohet të jetë fituesja morale e zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, të cilat nuk arriten të përmbushin standardet për të qenë “të lira dhe të ndershme”.

Ajo iku në Lituani menjëherë pas shtypjes së protestave që nisën për shkak të manipulimit të rezultatit zgjedhor.

Në muajit në vijim, Lukashenko injoroi kërkesat opozitare, duke vazhduar me shtypjen e protestave popullore demokratike dhe arrestimin e kundërshtarëve politikë./Re.D/Fjala.al

Lexo edhe :  Banorët që jetojnë në këtë ishull arktik, detyrohen të mbajnë armë me vete

 

Të fundit

Shpërthen në flakë rafineria ruse e naftës, dronët ukrainas ndërmarrin sulmin e radhës

Dronët ukrainas kanë vënë në shënjestër një tjetër rafineri të madhe nafte në Rusi, e cila furnizonte makinerinë e...

Vala e lëvizjeve në nivel tjetër/ Shkundje edhe strukturave të kontrollit të territorit

Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur ndjekësve, paralajmëroi gjithashtu një “shkundje” edhe të strukturave të kontrollit të territorit, duke filluar nga IMT te policitë bashkiake. “Asht...

Aksidenti me 4 të plagosur në Fier, zbardhet dinamika, në pranga një person

Policia e Fierit ka zbardhur shkaqet e aksidentit rrugor të një dite më parë në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, ku 4 persona...

Me burrat në luftë, gratë ukrainase marrin drejtimin e metrosë

ur Kateryna Yesypchuk përfundoi ndërrimin e saj të parë si drejtuese e trenit në Metronë e Kievit, në qershor të vitit 2025, këmbët i...

Rama paralajmëron industrinë e turizmit për çmimet e larta

Kryeministri Edi Rama deklaroi se lirimi i hapësirave publike nuk do të jetë një aksion vere, por është pjesë e programit për Rilindjen Urbane...

Lajme të tjera

Web TV