FSHV, e indinjuar për moshapjen e dritës jeshile nga Shëndetësia për rikthimin në parket

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Federata Shqiptare e Volejbollit ka shprehur indinjatën e saj për vendimin më të fundit për të mos lejuar rikthimin në aktivitet të lojërave me dorë. Deklarata e FSHV-së e cilëson përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë, një vlerësim të bazuar në paaftësi për të gjykuar mbi arsyetim të shëndoshë, dhe, shpreh gatishmërinë e saj të riulet me ekspertët për të bërë të mundur të luhet sport.

Vendimi më i fundit për të mos lejuar rikthimin në aktivitet të lojërave me dorë ka sjellë edhe reagimin e ashpër të Federatës Shqiptare të Volejbollit. Në një deklaratë për shtyp të Bordit Drejtues të tij, organizmi që qeveris këtë sport në vend, shpreh “keqardhjen dhe indinjatën për vendimin e datës 19 tetor 2020, që refuzon rifillimin e sportit tonë”.

Pas shumë kërkesave të përsëritura prej një periudhe 7-mujore nga FSHV-ja, dhe në momentin kur mendonim se do t’i riktheheshim fushës së lojës, vjen dhe përgjigja më e pakuptimtë e Ministrisë së Shëndetësisë e cila vazhdon të ndalojë aktivitete në mjedise të mbyllura të kampionateve kombëtare të volejbollit, – vijon më tej deklarata në fjalë.

– Ndërkohë që janë hapur e funksionojnë palestrat e “fitness”-it, qendrat tregtare, transporti publik, baret, restorantet, shkollat, kinematë, etj., Ministria e Shëndetësisë e konsideron sportin e volejbollit me rrezikshmëri të lartë në përhapjen e virusit “Covid-19”!”
Sipas FSHV-së, një gjë e tillë vjen teksa ekspertët e mjekësisë dhe shëndetit anembanë botës e kanë ulur nivelin e perceptimit të rrezikut për shumicën e sporteve në përgjithësi dhe volejbollit në veçanti.

Ajo që duhet theksuar është se kjo përgjigje e Ministrisë së Shëndetësisë nuk merr parasysh as faktin se volejbolli ka një veçanti, që ekipet janë të ndarë nga njëri-tjetri dhe lojtaret luajnë në një fushë 162 m2, e cila ndodhet në një hapësirë prej 800 m2 minimumi, – sqaron deklarata në fjalë.

– Edhe elementet e tjerë që përbëjnë lojën e volejbollit zhvillohen në fraksione të sekondës, gjë që e bën të pamundur transmetimin e “Covid-19”.”
Duke marrë parasysh këto fakte, Federata Shqiptare e Volejbollit e cilëson “shqetësuese që Ministria e Shëndetësisë nuk thellohet, pavarësisht informacioneve të shumta që i ka dërguar se si po menaxhohet ky sport në rajon e më gjerë. Kjo nënkupton se Komiteti i

Lexo edhe :  Egnatia kërkon historinë në tentativën numër 5

Ekspertëve nuk është thelluar fare në këto specifika, duke përcjellë një përgjigje shabllon. “Kjo është në kontrast të plotë me atë që në të gjithë Evropën po luhet volejboll, duke filluar nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, etj, e për të kulmuar me Italinë, që është edhe epiqendra e “Covid-19” në kontinent, – thekson deklarata e FSHV-së.

– Ndeshjet e Ligës së Volejbollit atje i ndjekin dhe spektatorët e distancuar.”
Së fundmi, por jo më së paku, duke patur parasysh edhe faktin se i kemi dërguar autoriteteve përkatëse një protokoll shëndetësor anti-Covid-19 të bazuar në modelet më të mira anembanë Evropës, por dhe ai që po përdoret në Kosove e Maqedoninë e Veriut, ku rastet janë më të shumta, por volejboll luhet, – vijon deklarata.

– Federata Shqiptare e Volejbollit e cilëson përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë, në rastin më të mirë, një vlerësim të bazuar në paaftësi për të gjykuar mbi arsyetim të shëndoshë, dhe, shpreh gatishmërinë e saj të riulet me ekspertët për të bërë të mundur të luhet sport.” Ndërkohë, deklarata i bën thirrje Ministrisë së Arsimit, Rinisë e Sportit të zgjohet nga “gjumi letargjik” si ministria përgjegjëse për mbarëvajtjen e sportit në Shqipëri.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Emma Tucker, kryeredaktorja e Wall Street Journal që e bëri Trumpin të dridhej?

Nga Monica Ricci Sargentini, Corriere della Sera Në krye të gazetës që nga viti 2022, ajo imponoi një modernizim që...

Paradoksi i reagimit opozitar kundër projekt Kodit të ri Penal

Nga Mero Baze Vitin e kaluar, kur shumica në pushtet propozoi ngritjen e Komisionit të posaçëm “anti-korrupsion”, i njohur si “Komisioni Xhafa”, gjithë kritikat e...

Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë

Nga data 7 gusht, çdo produkt që prodhohet në vendin tonë dhe eksportohet drejt tregut amerikan do të paguajë taksë 10%. Vendimi i paralajmëruar...

3 gusht 1778 – Hapet Teatro alla Scala në Milano

Më 3 gusht 1778, në Milano, u hap për herë të parë Teatro alla Scala – i njohur shkurtimisht si La Scala – një...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Shqipëria do të përjetojë një tjetër ditë tipike vere më 3 gusht 2025, me qiell të kthjellët gjatë gjithë ditës dhe temperatura të larta...

Lajme të tjera

Web TV