Moskokëçarja nuk kursen as flamurin shqiptar në basketboll

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Avni Ponari
Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit

Kampionatet kombëtare nuk arritën të zgjonin nga agonia MASR-në, ndërsa ekipet kombëtare i zgjuan, por si duket nga agonia e thellë nuk patën shikim të qartë dhe ecën duke shkelur mbi flamur. Tashmë pandemia mbush 8 muaj nga bllokimi i aktiviteteve zyrtare të basketbollit në Shqipëri, dhe përgjigja nga MASR për të rifilluar ose jo, erdhi dje.

Aq shumë pritje saqë vendet fqinje po bëjnë disa javë që kanë vazhduar aktivitetet e tyre kombëtare, ndërsa ne u bëmë gati për nisje, me mendimin se tashmë rruga e vetme ishte rifillimi, por në Shqipëri menefregizmi për sportin nuk ka fund! Në një kohë që FIBA pret listat përfundimtare të ekipeve kombëtare femra dhe meshkuj, ne vazhdojmë në paraburgim pa pasur akuza. MASR thotë “JO!”.

Ekipi kombëtar femra, dje duhej të fillonte grumbullimin nën drejtimin e trajneres Mirza Alibegaj, në mënyrë që të fitonte kohën minimale për përgatitje në prag të ndeshjeve më datë 12 dhe 14 nëntor 2020, kundër ekipeve kombëtare të Turqisë dhe Lituanisë. Dje u kujtuan se ka dhe basketboll në Shqipëri, sollën përgjigjen që duhet ta sillnin muaj më parë.

Sollën përgjigje negative edhe pse FSHB në bashkëpunim me FIBA ka hartuar të gjitha procedurat Anti-“Covid-19” për zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë, edhe pse vendet fqinje po kalojnë në fazë për zhvillimin e procedurave për rikthimin e tifozerisë. Ekipi kombëtar meshkuj duhet të grumbullohet sa më parë për përfaqësimin e Shqipërisë më datë 26 dhe 28 nëntor 2020, kundër ekipeve kombëtare të Bjellorusisë dhe Portugalisë.

Pavarsisht mungesës së kampionateve kombëtare, lojtarët dhe trajneri Afrim Bilali janë të gatshëm për të përfaqësuar sa më mirë Shqipërinë dhe për të dhënë një sinjal për rikthimin e normalitetit në basketboll. Dëshira është e madhe, por burokracitë po çojnë drejt asfiksimit total të basketbollit në Shqipëri. Përfaqësimi i Shqipërisë në aktivitetet ndërkombëtare është detyrim i FSHB-së i përcaktuar sipas Ligjit të Sportit të hartuar nga shteti Shqiptar.

Lexo edhe :  Habit Kristiano Ronaldo: Mbape nuk di të luajë si pykë, të mësojë të luajë si unë

Organizimi i ekipeve kombëtare faturon një kosto të majme për FSHB, në funksion të “grantit” vjetor që akordohet nga shteti Shqiptar për nasketbollin. Pjesëmarrja ka kosto të mëdha, por mospjesëmarrja ka kosto edhe më të mëdha, të përllogaritura deri në 100 mijç euro, një faturë më e madhe se granti vjetor për basketbollin në Shqipëri. Shprehjen “Hip se të vrava, zbrit se të vrava”, tashmë na erdhi radha ta përdorim dhe ne.

Kërkojmë zgjidhje, dhe nëse nuk ka ide mund të kopjojmë nga vendet fqinje. Pandemia kërkon kujdes, shëndeti është parësor, por vendet fqinje (pa përmendur vendet e zhvilluara evropiane) e kanë të qartë se shëndeti është sa fizik dhe psikologjik. Mund të jesh i vdekur edhe nëse merr frymë! Sporti, Arti dhe Kultura japin vlera shpirtërore, tejet të rëndësishme për mirëqenien e njeriut.

Vlerat po zhduken, po shkelen, dhe kujdesi për mirëqenien shihet sot për sot, a thua sikur nuk do të ketë më jetë pas “Covid-19”! Në prag të aktiviteteve ndërkombëtare, mbetemi me flamurë në gjysmë shtizë dhe kemi vetëm një pyetje për MASR-në: “Çfarë do të bëjmë me flamurin shqiptarë?”

Të fundit

Studiuesit: ChatGPT anon politikisht nga e majta

ChatGPT tregon një njëanshmëri të majtë dhe censuron përmbajtjen që e konsideron “të papranueshme” në një mënyrë të ngjashme...

Berisha në Kongresin e CDU-së në Berlin/ Kreu i PD publikon pamje nga takimet me zyrtarët

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar foto nga takimet e tij me zyrtarë evropianë, gjatë pjesëmarrjes në Kongresin e...

Në vendin ku askush s’dëshiron të bëhet ministër (rroga shkon gjysëm milion euro)

Enver Robelli Rroga vjetore e një ministri zviceran është gjysmë milioni euro. Megjithatë, një parti zvicerane ka vështirësi serioze të gjejë një kandidate apo kandidat...

“Buxheti për fushatën”, Celibashi: Në interes të partive politike

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka dhënë detaje mbi procesin e regjistrimit të shqiptarëve të diasporës për zgjedhjet e 11 majit,...

Zyrtarja e Kurtit, në skandalin e energjisë/ Dejona Mihali pranon komunikimet në Whatsapp

Para katër muajsh, koordiniatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, u paraqitur në Prokurorinë Speciale në cilësinë e dëshmitares në rastin e ish-drejtorit...

Lajme të tjera

Web TV