U infektua para disa ditësh/ Infermierja e maternitetit në Elbasan ndërron jetë nga Covid-19

Infermierja e maternitetit të Elbasanit, e cila u infektua me koronavirus disa ditë më parë ka ndërruar jetë ditën e sotme.

50 vjeçarja, Majlinda Sulkuqi luftoi me COVID-19 për dy javë, por nuk arriti dot ta mundte.

Ditën e djeshme në vend janë shënuar 3 viktima dhe 288 raste të reja.

Pa.Va/Fjala.al