Kryemadhi: Kemi bërë dhe gabime pa dashje, bindni farefisin të votojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ditën e mërkurë i ka kërkuar falje qytetarëve për gabimet që sipas saj i ka bërë padashje.

Në një bisedë me banorët e Dermenasit në Fier, Kryemadhi tha se duhet të kërkojë falje pasi ka bërë edhe gabime pa dashje.

“Në fakt ne kur vijmë që takohemi me banorët flasim gjithmonë sa keq është por duhet të kërkojmë ndonjëherë dhe falje sepse padashje kemi bërë gabime dhe padashje nuk kemi qenë të vëmendshëm gjatë gjithë këtyre gjërave të mrekullueshme kur banorët i kanë ruajtur me vite të tëra për mos u dëmtuar. Ndërsa politika me indiferencën e saj jo vetëm që nuk i ka ruajtur por i ka shkatërruar më tej”, u shpreh Kryemadhi.

Më pas, kryetarja e LSI-së, ftoi të gjithë qytetarët që tu bënin thirrje krushqinjve e çdo njeri në farefis për të votuar. Kryemadhi tha se do të kishte dëshirë që të votonin LSI-së, por mjafton që të mos votojnë kryeministrin Edi Rama.

“Nuk ka rëndësi se për kë forcë politike votojnë. Ne do të donim që të na votonit LSI, por mjafton që të shkojnë dhe mos të votojnë Rilindjen e Edi Ramës, por të votojnë çdo forcë politike, çdo kandidat politik, i cili i përfaqëson ata. Vetëm kështu, ne mund të ndryshojmë realitetin, vetëm kështu ne mund t’i bëjmë njerëzit që të kuptojnë dhe vetëm kështu ne mund të rikthejmë besimin në demokraci”, theksoi ajo.

Kryetarja e LSI ka nisur përgatitjet për fushatën e zgjedhjeve të vitit 2021. Para pak ditësh ajo zhvilloi një takim edhe me gjimnazistët e LRI-së.

Pa.Va/Fjala.al

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV