Po punonin në minierë/ Inxhinieri dhe dy punëtorë humbin kontaktet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një inxhinier dhe dy punëtorë kanë humbur kontaktet ditën e mërkurë pasi kanë qenë duke punuar në minierën ‘Balgjaj’, në Selishtë të Dibrës.

Dyshohet se personat mund të kenë mbetur në galeri. Sipas policisë në dhomën e ndërrimit janë gjetur sendet personale.

“Me datë 28.10.2020, rreth orës 18:15,  shtetasi S. H., ka telefonuar Sallën Operative në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër,  se vëllai i tij shtetasi I.H., rreth 62 vjeç me detyrë inxhinier miniere, së bashku me dy punëtorë, të cilët punonin në minierën “Balgjaj”, Selishtë, Dibër, kanë humbur kontaktet me familjen.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se personat  mund të kenë mbetur të izoluar brenda në galeri, pasi sendet personale, rrobat dhe telefonat, ndodhen në dhomën e ndërrimit. Janë njoftuar grupet e avari shpëtimit në miniera,  për të bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e tre shtetasve.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Paralajmërimi i Trump për Rusinë, rriten çmimet e naftës në tregjet evropiane

Çmimet e naftës u rritën të hënën pasdite në tregjet evropiane, pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump,...

Ç’fitoi doktori nga dashuria për Trump?

Që prej rikthimit të Donald Trump në Presidencë në SHBA, Partia Demokratike dhe Sali Berisha kanë patur shpresë se kjo do të sjellë të...

Trump bën thirrje për ndihmë urgjente në Gaza: Çdo grimcë ushqimi duhet të hyjë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për ndihmë humanitare në Rripin e Gazës, duke deklaruar se Izraeli duhet të...

Çështja “Epstein”, Trump kërkon dëshminë e miliarderit Rupert Murdoch

Trump kërkon që Rupert Murdoch të dëshmojë brenda dy javësh në çështjen për shpifje ndaj Wall Street Journal Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kërkuar...

Vrau 52-vjeçaren në banesën e saj dhe i vuri flakën, policia zbardh ngjarjen e rëndë

Policia e Pogradecit ka zbardhur rrethanat dhe autorësinë e ngjarjes së rëndë të ndodhur dje, në Pogradec, ku një 31-vjeçar vrau me thikë një...

Lajme të tjera

Web TV