Rama në forumin e Antisemitizmit: Shqipëria u kthye në shtëpi për hebrenjtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të mërkurë se Shqipëria ishte në vendin që u kthye në shtëpi për hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Deklarata e Ramës u bë në forumin e nivelit më të lartë ballkanik kundër Antisemitizmit.

Rama thekson se shqiptarët dhe të gjitha kombet duhet të luftojnë ekstremizmin, për të ardhmen e përbashkët të popujve.

Unë përfaqësoj Shqipërinë, që është mishërim i mbrojtjes së hebrenjve dhe i luftës së ekstremizmit të dhunshëm, që ushqehet që urrejtja ndaj civilizimit hebre. Shqipëria e sheh Izraelin dhe civilizimin hebre si shtyllë të bashkëjetesës.

Shqiptarët e kanë parë bashkësinë hebraike si dritën e syve. Hebrenjtë u kthyen në Shqipëri në gur të çmuar, shabati ishte garantuar me të drejtë me ligj. Shqiptarët rrezikuan jetën për të mbrojtur hebrenjtë, ishin myslimanë dhe të krishterë, duke i mbrojtur edhe me jetën e tyre.

Ka episode, ku dy vëllezër shqiptarë strehuan një familje hebreje dhe përfunduan në kampe përqendrimi, duke pretenduar se ishin ata hebrenjtë, që ata kërkonin.

Edhe në të tashmen duhet ta luftojmë antisemitizmin, për të mbrojtur vlerat dhe parimet tona. Ne inauguruam memorial dedikuar Holokaustit. Po punohet për një muze që do të nderojë komunitetin hebre e do të nderojë këtë miqësi, në të ashtuquajturën rruga hebreje”, deklaroi Rama përmes “Skype”.

Forumi u organizua nga Kuvendi i Shqipërisë dhe në të po marrin pjesë personalitete të larta shtetërore nga SHBA, Parlamenti Europian dhe vende të tjera të rajonit.

la.mi/Fjala.al

 

Të fundit

Vodhi televizorë dhe kompjuterë në zyrat e PD-së, 46-vjeçari përfundon pas hekurave

Vodhi sende elektronike (televizor dhe kompjuter), në subjektin politik të “Partisë Demokratike”, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori,...

Eksperti i sigurisë: Florenc Çapja u dëbua nga Dubai, nuk u ekstradua

Eksperti i sigurisë, Faik Basha, ishte këtë të premte i ftuar në “People” në Euronews Albania ku ka folur për mbërritjen në Shqipëri të...

Makina përplas kalimtarët në qendër të qytetit! Disa të plagosur, edhe një fëmijë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së enjtes në qendër të qytetit të Stuttgart-it, ku një automjet tip Mercedes G-Klasse ka hyrë...

“Mos merrni gomarin me samarin blu”, Rama: Makina e PS të çon në BE

Kryesocialisti Edi Rama, gjatë takimit me qytetarët në Peshkopi, bëri dhe një krahasim mes PS dhe PD. Ai tha se Partia Socialiste është një super...

“9 ditë na ndajnë nga fitorja”, Berisha nga Fushë-Kruja: 1-shi është numri i Zotit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takim me banorë të Fushë-Krujës u shpreh se edhe 9 ditë e ndanë...

Lajme të tjera

Web TV