Kodi i ri Zgjedhor/ Bardhi: Shqipëria sot më pak demokratike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi të enjten ka reaguar në lidhje me rivotimin urgjent të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor në Kuvend.

Bardhi theksoi se Shqipëria sot është më pak demokratike, teksa e krahasoi kryeministrin Rama me presidentin bjellorus, Aleksandër Lukashenko.

Shqipëria sot është më pak demokratike dhe më pak europiane. Qeveria e Edi Ramës është identifikuar në Bruksel dhe kryeqytetet kryesore europiane si një qeveri që punon kundër integrimit europian dhe kundër interesit të qytetarëve. Me refuzimin që i bëri thirrjeve të përsëritura të BE-së, Rama nuk ndryshon nga Lukashenko”, tha Bardhi.

Bardhi deklaroi se Rama për pushtetin e tij personal është gati t’i vërë zjarrin Shqipërisë, t’i ndëshkojë shqiptarët, duke penguar me dashje hapjen e anëtarësimit të vendit në BE.

Injorimi i thirrjes së BE për opinionin e Komisionit të Venecias, e izolon tërësisht Shqipërinë dhe e fut në hartën e vendeve që janë në kurs përplasje me Europën. Kjo është përgjegjësi e një njeriu që pushtetin e tij personal e vendos mbi interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha Bardhi.

Kujtojmë se Kuvendi i Shqipërisë të enjten rrëzoi dekretin e presidentit Ilir Meta për Kodin Zgjedhor me 96 vota kundër, ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV