Kuvendi rrëzon dekretin e presidentit Meta për Kodin e ri Zgjedhor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët nga kryeministri Edi Rama, Kuvendi ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për Kodin Zgjedhor me 96 vota kundër.

Edhe kësaj radhe, mazhoranca ka marrë votat e mjaftueshme për ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor.

Pak ditë më parë, kreu i shtetit i ktheu për rishqyrtim ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe i bëri thirrje Kuvendit dhe qeverisë ta rishikonin edhe një herë.

Sipas Presidentit Ilir Meta, me Kodin e ri zgjedhor vendi po shkon drejt zgjedhjeve ku rregullat e konkurrimit favorizojnë partinë e tij në pushtet.

Dekreti i Metës erdhi pak më shume se dy javë nga miratimi në Kuvend, pa konsensusin e opozitës jashtë parlamentare.

Kreu i shtetit ktheu në Kuvend dekretin për Kodin Zgjedhor, ndërsa kërkoi opinionin e Komisionit të Venecias lidhur me rekomandimet që duhen bërë në hartimin e tij.

Kreu i qeverisë Edi Rama doli kundër kësaj ndërhyrje duke deklaruar se nuk ka kohë të pritet Venecia pasi ligji zgjedhor ka nevojë të shkruhet e zeza mbi të bardhë për t’i prirë zgjedhjeve të 25 prilli.

Ndërsa lidhur me rekomandimet e Venecias të cilat pritet të vijnë në muajin Dhjetor, Rama theksoi se ato do të implementohen pas zgjedhjeve të 25 prillit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Publikoi foto nga pushimet, rrjeti “kryqëzon” këngëtaren shqiptare

Në kohërat e sotme, kur çdo gjë postohet në rrjetet sociale, edhe një palë pushime mund të kthehen në...

Dorëhiqet drejtoresha e QSUT, kush është ish-deputeti që e zëvendëson

Ndërrohet sërish drejtuesi i QSUT. Donjeta Bali është dorëhequr nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitarë ‘Nënë Tereza’, detyrë të cilën e mori vetëm pak kohë...

Takimet “speciale” në burgje me eskorta/ Zv.drejtori: Nuk është incident me pasoja!

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Femi Isufaj, ka foluar në emisionin "Real Story" pas lajmit se modelja nga Kosova, Ziza Pajaziti, ka takuar në...

“Të vërtetat që thuhen nga kabina telefonike e 313-tës”/ Blushi ankohet sërish për Metën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së LIRISË Tedi Blushi, në një konferencë për shtyp ka dhënë detaje në lidhje me situatën e kreut të...

Vapë ekstreme në Iran! Temperaturat shkojnë mbi 52°C, qeveria në mungesë uji

Autoritetet iraniane kanë bërë thirrje për kufizimin e menjëhershëm të konsumit të ujit për shkak të valëve ekstreme të të nxehtit dhe një krize...

Lajme të tjera

Web TV